• |
ide | kryesore

“E trajtuam si Mbret, tani është një si të gjithë”: mesazh paralajmërues i Curva Nord, ja çfarë e pret Lukakun te Inter

-Instant, Sport



“Curva Nord mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë kontestim ndaj lojtarit (pavarësisht sjelljes së tij verën e kaluar). Tani Romelu topi i gjatë dhe pedalim. I sigurt, drejt një të ardhme që do të ndërtohet së bashku me ata që do të jenë pjesë e familjes sonë zikaltër”. Kështu nis dhe përfundon mesazhi i publikuar në faqen e Curva Nord në Facebook, me ultrasit që pozicionohen në lidhje me rikthimin e Lukakut në Milano një vit pas transferimit te Chelsea për 115 milionë euro.

“Meqenëse rikthimi i Lukakut te Inter është shumë i mundshëm, ka disa pika që duhen sqaruar:

– Curva Nord mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë kontestim ndaj lojtarit (pavarësisht sjelljes së tij verën e kaluar);
– duke pasur parasysh këtë, askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shalle ose pankarta të Curva Nord ose të grupeve që e përbëjnë atë;
– çdo gjë që në të ardhmen do të bëhet ndaj tij, duhet ta fitojë në fushë me përulësi dhe djersë… Është mbështetur (dhe trajtuar) si një Mbret, tani është një si shumë të tjerë. Le të jetë e qartë për të gjithë se nuk do të brohorasim kurrë kundër Lukakut nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit.

Gjithsesi, ftojmë të gjithë tifozët e Interit që të mos bien në grackën e kundërt, atë të vrapimit të menjëhershëm dhe delirit pas tij. Përveç një aspekti të qartë emocional instinktiv, të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhur, vetëm sa do t’i jepte një përshpejtim të mëtejshëm atij procesi që ka vite që ka për qëllim të na bëjë të gjithëve konsumatorë budallenj dhe të përulur.

Ne jemi dhe duhet të mbetemi ZEMËR – SHPIRT – GRITË – INTERIZËM. Ne nuk jemi kukulla në mëshirën e lëvizjeve të lojtarëve dhe klubeve. E morëm parasysh tradhtinë e Lukakut dhe u mërzitëm shumë. Një lojtari këto gjëra mund t’i falen me kalimin e kohës, por ato mbeten.

Tani Romelu top të gjatë dhe pedalim. Të sigurt, drejt një të ardhmeje që do të ndërtohet së bashku me ata që do të jenë pjesë e familjes sonë ZIKALTËR. Përpara Interistë! Përpara Curva Nord”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *