• |
ide | kryesore

Brenda samitit/ Rama gjen kohë të mbrojë Serbinë para liderëve të BE

Arkiva, Kryesore



Ndonëse takimi i niveli të lartë të vendeve të Ballkanit Perendimor me BE i mbylli për të tetën herë radhaz dyert Shqipërisë, Edi Rama ka gjetur rastin që krahas kritikave ndaj Evropës-së ti bëjë një mbrojte të fortë edhe Serbisë. Një pjesë e rëndësishme e liderëve evropianë kanë ushtruar një trysni ndaj Beogradit për ti vënë sanksione Rusisë. Lapsi.al raportoi dje se në komunikatën përfundimtare të takimit ishte parashikuar të shkruhej: “Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”, dhe duke qenë Serbia është i vetmi vend që se ka bërë këtë, mesazhi ishte i qartë.

Lexo me tej:

Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit

Edhe sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në konferencën për shtyp para gazetarëve, kur kujtoi se në shtypin evropian janë bërë plot 2629 artikuj kundër qëndrimeve të Beogradit, e pohoi me gojën e tij se krerët e BE patën ushtruar trysni gjatë samitit.

Por, ai falenderoi Edi Ramën që e kishte mbrojtur. Sepse kryeministri ynë ka një qëndrim krej tjetër nga udhëheqësit e 27-shes. Ai mendon se Serbia është një vend i veçantë të cilit nuk i duhet bërë presion për ti vendosur sanksione Moskës.

Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer/ Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën

“Serbia është një realitet i ndryshëm, flasim për një vend ku 80% mbeshtesin Putinin, ku jo e gjithë popullsia do me doemos të futet në BE. Ata kanë mbajtur qëndrimet e tyre. Tri herë janë harmonizuar me BE-në për të dënuar agresionin rus, për të njohur moscënimin e territorit të Ukrainës, si dhe për përjashtimin e Rusisë nga komiteti për drejtat e njeriut. Por gjërat nuk duhen çuar e në eksterem. Serbia nuk është në pozicion për ti çuar gjërat përpara kaq shpejt” mësohet të ketë avokatuar Rama përpara udhëheqësve Evropianë. Më pas, në konferencën për shtyp, kryeministri shqiptar e ka justifikuar mbajtjen e këtij qëndrimi me merakun për shmangjen e tensioneve në rajon:  “Ne nuk duam luftë, konflikte, tensione dhe gjakdrdhje në rajonin tonë…le ta lëmë Serbine të qëndrojë kështu…” ka thënë ai duke marë mirnjohjen e presidentit serb, që nga ana e tij i ktheu reston duke kritikuar BE-në për moshapjen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Qëndrimin për të mbrojtur Serbinë përpara liderëve Evropianë kryeministri shqiptar e kishte bërë të ditur edhe disa ditë përpara mbajtjes së samitit, në një intervistë për portalin Politico.eu.

Rama tha se që besonte se Serbia duhet të vendosë sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër ushtrimit të trysnisë ndaj Beogradit, pasi ai është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji. “Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre,” tha ai.

Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Rama.

Deklarata bombë e Vuçiç/ Edi Rama e mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s

“Ne ndonjëherë duhet të durojmë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira,” tha ai.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqente, ose që mund të dëshirojmë. Por më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”, kërcënoi Rama në fillim të qershorit.

©Lapsi.al

 

 



46 Comments

  1. Pa co do beje tjeter psikopati. Negociatat nuk u hapen sepse nuk kishte permbush asnje nga kushtet qe i kishte vene Gjermania.Po ti plotesonte kushtet, e ndanin Shqiperine nga Maqedonia, por ngaqe si ka plotesu, i lane qe deshtimit e hapjes se negociatave tia faturonin Bullgarine. Me vetedijen e Rames, sepse po ti plotesonte kushtet Rama, se sben do e ndanin nga Maqedonia. Por ngaqe si ka plotesuar, nuk iu degjua zeri qfte dhe njehere te vetme, e te kerkonte ndarjen e Shqiperise nga Maqedonia. Ne fund te fundit heren e pare, ia refuzuan edhe Maqedonise per fajin tone, dhe atehere maqedonasit u ngriten dhe kerkuan me ngulm qe Maqedonia te ndahej nga ne. Rama pse skerkoi kurre kete gje,ndarjen nga Maqedonia? Per kete ti kerkojme llogari Rames dhe jo Brukselit

    1. Kjo eshte loja e Amerikes duke na i futur thiken mbas shpine. Pas Frances dhe Gjermanise fshihet dora tinzare e Sorosit aka USA.

  2. Qeveria e Rames nuk e meritoi, se po ta meritonte, do i degjoshin klithmat si kurve,Rames ne gjithe Europen. Kurse europianet per te mos ia mbyll deren ngaqe ska plotesu kushtet, e gjeten kete menyren tjeter,per mos ta nxjerr Ramen si deshtak. Me demek qeveria jone nuk kishte faj ,por fajin na e kishte Bullgaria. Te na jap llogari,sepse po i mbaron dhe mandati i trete dhe ska bere nje hap te vetem sado te vogel, ne drejtim te integrimit europian. Apo harruam protesta qe bente kunder hyrjes ne NATO dhe ato bllokimet me 3 ligjet e famshme, qe te digjte liberalizmin e vizave. Ngaqe harrojme cfare ka bere Rama, e falim dhe e rivotojme dhe e rivotojme perseri,atehere pse mos ti meritojme deshtimet e tij

  3. Po ndonje doreheqje do i kerkojme ne ketij qelbesit 2 metrosh apo hic? Po ndonje proteste? I kemi dhene pushtet te pakufizuar, dhe ai po abuzon me te.As se vret mendjen fare se ca demi ben, po fare fare. Duhet ti dilnim ne Rinas dhe t;i kerkonim llogari, por ne fakt ai do na beje shouin e radhes,duke e bere fajtore Brukselin

  4. Donte t’ia merrte statusin me zor duke kercenuar e bojkotuar. Ia futen gishtin sot te gjithe. Po e keqja eshte qe nga deshtimet e tij, po vuan populli dhe jo ai, Linda dhe Zaho. Jep doreheqje qelbanik!

  5. Do shohim si do tunde bythet apo supet ky gangser ordiner qe mori me qafe kete popull te majte e te djathte.

    1. Erdhen brigadat e kuqe te Fuges, Bledi Manes dhe Mero Bazez. Po pse skomentuat me heret, kur Fuga ishte me Ramen, Bled Mane ishte jashte Tirane, dhe Mero Baze duke masturbu?Sepse laj shplaj 3 komentues jeni gjithsej. Asnje tjeter sju mbeshtete,te pakten vullnetarisht. Kjo me jep shprese, qe Ramen nuk e mbeshtesin me as vete socialistet.

      1. Rama ka bere te pamunderen more qe te futemi ne BE po ca ti bejme ktyre qe nxjerrin justifikime vetem qe tna lodhin

      2. Po me pall kari po, delirant pabuks, ai ka 9 vjet fiton ti vazhdon enderra me sy hap si abdall jetomoresh. Edhe 90 vjet do fitoje i gjati perball pallkarsave si ty

  6. Eshte ky norma, qe shtyn te mbroj serbin…! more krejt europa i kerkon serbit sankcione kunder rusis ky avokon per serbin… ky njeri ose eshte budalla ose i shitur te serbi, besoj kjo e dyta duke kujtuar edhe ndimsin baton turpi… qe ka kapur mediat ne shqiperi dhe kosove….!!!

  7. Ca mbrojti rama mor skutha media qe ben reklam per sali berishan rama ka ber te pamunduren qe shqiperia te hyj ne BE

    1. O loqe,

      c’lidhje ka SB me negociatat. SB ka 10 vjet qe eshte zhdukur.
      Nuk fitohen sufllaqet me komente koti. Ngrihe pak cilesine e komentit te marresh dy sufllaqe.

    1. Shumicen e komenteve i postojne vete Fuga &Mane,apo Baze kur ben copy paste nga portali i tij, po ngaqe mbulojne te gjithe portalet, dhe disa media sociale,nuk kane kohe te kujdesen per permbajtjen por per sasine

  8. Serbia eshte ne hall sepse nqs Rusia i referohet Kosoves si precedent per te njohur pavarsin e rajoneve pro-ruse, ateher do te thot qe Rusia njeh ne menyr indirekte Kosoven dhe ska me interes te loboj kunder se kalon ne dy standarte dhe humb te drejten te mbaj pretekstin e Kosoves. Then kete, Rama duhet te bente cmos te normalizonte dhe ti jepte prioritet mardhenieve me Kosoven. Te duam njeher njeri tjetrin pastaj fqinjin armik. Nga ana tjeter, teorikisht (e nenvizoj) eshte ne leverdi te te gjitheve qe te ket hapje te tregjeve ne ballkan. Mbase zbuten edhe icik njerezit sic ben europianet pas luftes se dyt. Po ne ballkan, kjo gje eshte e rrezikshme per shqiptaret nqs nuk ulen ne tryez si te barabart dhe njesoj te fort. Ne jemi cop cop akoma ne konkurrenc ekonomike rajonale, na mbysin bizneset e fqinjeve dhe rrezokojm vasalitet te fort ekonomik. te kishim fuqizuar njeher ekenomit vendase. Rama te qveris njeher ketu pastaj te na bej liderin rajonal dhe tipin znob, gjys lac e artistin kryeminister.

  9. Pavarsisht se vendin tone e refuzuan ne nuk do te dorezohemi por do te vazhdojme te punojme njelloj dhe ta bejme te mundur hyrjen tone ne be

  10. Ne nuk do ndalemi sepse i kemi mbushur te gjitha kriteret qe BE na ka dhene,shpresojme te pranohemi sa me pare

  11. Te mos na pranoj bullgaria esht per te ardhur keq sepse na kan pranuar te gjitha vendet e tjera dhe per kete gje duhen marre masa

  12. Rama do beje te pamunduren qe te futemi ne BE dhe do punoje shume qe ti vertetoje te gjitheve qe ne mund tja dalim

  13. Rama fillimisht po lufton per neve. Ai nuk po mbron serbin thjesht po i hedh fajin europes qe nuk na mbeshtet.

    1. Pikerisht fajin e tij po ia hedh Europes. Fajtor per mosplotesimin e kushtet e eshte gjatovina narcizist dhe i korruptuar deri ne palce.

  14. Megjithese vendit tone iu zu rruga drejt be per shkak te bullgarise qe doli si pengese ne do te vazhdojme qe te mundohemi dhe te punojme serish

  15. Me then te drejten eshte si eshte Rama, nuk ka mbrojt Serbin. Mos e ngaxmo qenin qe fle ka thot populli , dhe e vertet eshte. Serbet se kan problem te fillojn luft. Po Rama te rregulloj njeher muhabetin me vllezerit pastaj me armiqt.

  16. Taulanti, vllai i karit, na ka thene qe ne kemi 6 vjet qe kemi hyre ne BE!!! 🤣😝🤣

  17. Mike Pompeo që vizitoi Shqipërinë pak javë më parë, shmangu trumpistët e Tiranës, me doktor Berishën në krye, që mendon se me ri-ardhjen në pushtet të Donald Trump, atij dhe familjes së tij do t’iu hiqet damka “non grata”.

    Në takimin e Pence, në fakt kanë qenë present Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj, që njihet si përfaqësuesi zyrtar i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *