• |
ide | kryesore

U kap nga Antidroga e Ankonës me 24 kg heroinë/ Kush është ish-polici shqiptar i arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Ankona një makinë brenda të cilit, pas kontrollit, u gjetën plot 24 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Me mjetin e drogës udhëtonte një 50-vjeçar që, sipas të dhënave të Policisë italiane, ishte një person i njohur për autoritetet shqiptare. Ai është vënë menjëherë në pranga dhe është dërguar në paraburgim, por sipas të dhënave, ai ka mohuar që lënda narkotike të jetë e tij.

Policia e Shtetit nuk dha asnjë informacion në lidhje me këtë person, por Policia e Durrësit, në mënyrë konfidenciale, theksoi që dyshohej se bëhej fjalë për F. H., një emër i njohur vite më parë si punonjës në Policinë e Shtetit, i cili ka qenë listuar në raportet e shërbimeve sekrete si i përfshirë në trafikun e drogës që në vitin 2016.

AKSIONI

Referuar të dhënave të mediave italiane, saktësohet se ishin 24 kg heroinë që u bllokuar në Portin e Ankonës në Italia. Policia ka vënë në pranga një ish-polic 50-vjeçar shqiptar, që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”. Ai u prangos ndërkohë që lënda ishte vendosur në dyshemenë e modifikuar të makinës.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga “Guardia di Finanza”, ku është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.

F. H. ka qenë një prej policëve të dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës gjatë vitit 2016 dhe emri i tij doli në raportet që i janë nisur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Ankesave në Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 nga SHISH, por asnjëherë nuk u hap ndonjë proces ndaj tij.



1 Comment

  1. 70 – 80% e policise se shtetit kane qene, jane dhe do kene pjese apo bashkepunetore te krimit sepse i tille eshte vullneti politik. Nese ky shtet do donte ta luftonte krimin do ishte shume e thjeshte, pyet popullin se i njohin gjithsecilin, kush eshte e me cfare merret. Por nuk e bejne sepse nuk duan. Nje qeveri e kriminalizuar e hajdute nuk mund te luftoje krimin e korrupsionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *