• |
ide | kryesore

Kosova i jep licencën kompanisë serbe “Elektroseverin” të furnizojë me energji veriun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar ditën e sotme lejen për operim në veri të vendit kompanisë “Drustvo Elektrosever”. Vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të ZRRE-së ku u bë me dije se operimi i kësaj kompanie vlen për Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun për një periudhë pesëvjeçare. Licencimi i “Elektroseverit”, u bë me pesë vota për dhe asnjë kundër.

Kreu i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, u shpreh se kjo licencë ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara.

Fejzullahu: Dua të precizoj komunat në veri të Kosovës, siç janë Mitrovica Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potoku, janë territori që mbulon kjo kompani janë këto katër komuna. Kjo licencë ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara. Këto katër komuna do të furnizohen me atë që ofron ky furnizues. Tarifat e rrjetit të transmisionit, tarifat e furnizuesit me shërbim universal, etj., do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Kosovës. Këto komuna kanë të drejtë të furnizohen me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever.

Ndërkohë, më herët, ditën e martë, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit arritën të nënshkruajnë marrëveshjen për energjinë. Marrëveshja përfshinte që ZRRE-ja t’i jepte licencën për furnizim Elektroseverit.

Kjo kompani është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë që në nëntor të vitit 2018. Pronare e saj rezulton të jetë shteti serb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *