• |
ide | kryesore

“Flakin qershitë se s’kanë ku ti shesin”, Rama: Bujqësia nuk ecën para me lëmoshë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një takim me ekspertë shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë. Kryeministri u shpreh se duhet të rritet komunikimi mes prodhuesve në vend. Ai mori shembullin e qershive, duke thënë se ka bujq që nuk i shesin dot qershitë, ndërsa të tjerë bëjnë para me to. Ai theksoi se duhet të ketë komunikim mes tyre.

“Dalin në televizion pamjet e disa fermerëve që fatkeqësisht hedhin qershitë e tyre se nuk i shesin dot. Dhe bërtasin për subvencione, bërtasin për qeverinë që nuk i ndihmon dot dhe bërtasin për çmimet dhe kjo duhej të ishte shqetësuese nëse do të ndodhte në të gjithë Shqipërinë por në të njëjtin territor ka të tjerë që pikërisht me qershinë dhe pikërisht në këto kohë e me këto vështirësi bëjnë sukses. Dhe bëjnë më shumë sukses pikërisht si rezultat i rritjes së çmimeve. Pse për të njëjtin vullnet dhe përkushtim, për të njëjtën sasi djerse që derdhin disa bëjnë të ardhura të larta falë atij prodhimi? … Refuzoj të pranoj që bujqësia në Shqipëri mund të shkojë përpara me lëmosha apo me subvencione apo politika fiskale që krijojnë vetëm iluzione e nuk prodhojnë sukses. Subvencioni i mbijetesës në bujqësi do të thotë përsëritje e ciklit të mbijetesës dhe pamundësi për të dalë nga ai rreth vicioz, ndërsa financimi i suksesit do të thotë krijimi i bujqësisë sipërmarrëse. Këtu ata që janë nga komuniteti, janë sipërmarrës sot, nuk janë njerëz që mbjellin tokën, mbushin trastë, dalin tek autostrada, shesin domate dhe patate dhe mbajnë familjen me bukë. Janë njerëz që bëjnë sukses financiar. Politika merre fondin e bujqësisë e shpërndaje me thërrime ka qenë një ndër spektaklet e dështimit. Ndërsa politika në shërbim të suksesit është ajo që duhet dhe po na jep rezultate”, tha Rama.



41 Comments

    1. Shume e rende te prodhosh dhe ta flakesh me rruge mundi dhe djersa e nje familje e perkthyer me pak fjale buka e femive e rende kur shikon qershine ne korçe qe shitet me 20 lek kg dhe nuk shitet flakes ne plera nuk siguroen leka as per plerat kimike po keta famije qe ushqehen me keto te ardhura si do ja dalin per kedo qe ka dedhur djersen ne buqesi dhe nuk Siguron buken e gojes Ke falementuar ndersa. Per disa komentus as qe nuk e kane idene c do te thote buqesi Ose thjesht lene nje koment bajat

    2. Doja ti beja nje thirrje ministrise se buqesise Ne tere boten fermeri ka nje kod te vecante dhe c do vit duhet te raportoje kulturen qe do mbjelli duke orientuar qe fermeret mos mbjellin te njejten kultur dhe ministria nxjerr harten e dhe sasine qe do mbillet per c do kulture duke ndimuar fermeret qe MOs mbjellin masive te njejten kulture buqesore e ta hedhin ne rruge ku jane keta keshilltare te ministrise te buqesise qe nuk e Kane idene per asgje vetem thjesht Kane zene nje vend sa per te marre rrogen

    3. Pse te vjedhura i kishin qe i flaken! Pse nuk i shesin me te lire po na tromaksen me cmimin 100 leke te reja per kg! Sa do fshatari qe te ngopet?

    4. Qeverija din te flas shqip bukur.por interesi i ben qe fjalet dhe shprehjet ja te jen ne dobin e shumi ces.por pakise qeverisese sepse mbi gjithcka interesi qendron ti sherbej pAki ces thotë:

      Interesi …. … eshte bere thembra akilit opo leva qe po shemb dobit ne burim

  1. Bujqesia eshte nje nga sektoret qe po merr vemendjen e duhur nga qeveria. Me paketat qe keni keijuar kam besim se do te shohim zhvillime te metejshme ne te

  2. Ashtu sic i flaknin ne kohen e saliut kur ishin te gjita prodhimet kanaleve ose i shusnin nen kosto thuajse fale

  3. Te drejte ka zoti Rama sepse sado prodhime te kemi nese fermeret sdine si ta menaxhojne apo te ecin perpara ne vend do ngelim

  4. Duhet qe fermeret te kene nje bashkepunim me njeri tjetein dhe nje miremenaxhim te prodhimeve te tyre dhe te shitjeve ne treg ne menyre qe mos te shkoje dem asgje

  5. Rama ka te drejt fermeret duhet te bashkpunoj dhe te komunikojn me njerit tjrtri pasi do te jete me mir per ata

  6. sa gjynaf te ikin gjitha keto qershi , kemi gjith ate prodhim mund ta cojme vendin shume perpara me bujqesi , ne vari lesht nuk e bejm sic duhet

  7. nje zgjidhje vertete e mire kjo e ngritjes se urave te komunikimit mes fermereve, dhe ata qe jane me strategjik te ndajne idete e tyre me fermeret qe nuk kane shume sukses

    1. Paulini ka 9 vjet ne pushtet dhe s’po arrin te komunikoje me fermeret!
      Ministresha mbase duhet te hape nje akademi per qershite?

  8. Fermeret duhet te dine sesi te bashkpunojne me njeri tjetrin sepse rruga e komunikimit esht me e mira per te ecur perpara

  9. Fermeret jane shumicen e rasteve shume te ngrir kur vjen puna tek shitja
    Nuk bien dakord me cmimet dhe m mire i mbajn per tu kalb

  10. shqipetaret duhet tevmesojn nga njerictjetri per te qen te sukseshem jash t vendit kjo lloj metode eshte perdorur nga cdo lloj personi i suksesshem ne biznes sidomos

  11. Z.rama ka shum te drejte menyra me mire per te ecur perpara esht rruga drejt komunikimit dhe ndarjeve te eksperiencave.

  12. Kam pare fermere qe nuk ia kane haberin nga bujqesia dhe shkojne e mbellin cfare tiu doje qefi , nuk mbjellin cfare iu kerkon tregu

  13. Po o se i hidhni ju bagetite ne kosh jua ka fajin qeveria , pse tjeret nxjerrin leke nga keto ndersa nje pjese tjeter i hedhin ne kosh

  14. Fale ndimave te qeveris tuaj fermerat kan dhe me shume mbeshtetje per te rritur siperfaqen e tokes se mbjell dhe per te patur sa me shume prodhim

  15. Suvensionet e dhena i kane ndimuar shume fermeret be kete kohe te veshirte sa me shume qe ato te punojn e te prodhojn aq me leht do i kolojm keto situata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *