• |
ide | kryesore

Një SMS lajmëroi zyrtaren e Shkodrës për tritolin në makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mesazh anonim në telefon ka shpëtuar Drejtoreshën e Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër, Suida Kuka të cilës i vendosën të martën rreth 200 gramë lëndë plasëse i lidhur me sistem të telekomanduar përmes një telefoni, në gomën e automjetit.

Kuka ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër, ndërkohë që pikërisht në këtë moment policia e Shkodrës dhe prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike dhe po kërkohet gjurmimi i numrit që dërgoi mesazhin.

Nga ana tjetër në dëshminë në polici ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona te tjerë ndërkohë që edhe sa i takon detyrës si titullare e institucionit nuk ka pasur konflikte apo presione.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që lëvizte me motor që hedh qesen me tritol në gomën e parë të automjetit i cili ishte i parkuar pranë institucionit të drejtuar nga Suida Kuka.

Uniformat blu ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorin, ndërsa nga ngjarja fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi lënda plasëse u shpërthye nga forcat xheniere në mënyrë të telekomanduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *