• |
ide | kryesore

Shpërthim me eksploziv hotelit në Sarandë, policia shoqëron 10 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë në lagjen nr.4. Lënda plasëse është vendosur në garazhin e hotelit në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë dhe aktualisht Drejtor i FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) në Sarandë.

Mësohet se rreth 10 persona janë marrë në pyetje nga policia e Sarandës gjatë natës, kryesisht dëshmitarë në vendin e ngjarjes gjatë momentit të shpërthimit në hotelin e Muratit. Nga dëshmitë, ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Ndërkaq burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e hotelit kanë qenë jashtë funksionit në momentin e ngjarjes duke vështirësuar punën e policisë, e cila është detyruar të sekuestrojë kamerat e bizneseve dhe banesave përreth vendit të ngjarjes.



2 Comments

  1. Nje pyetje kam une. Si shpjegohet qe gjithe keta pronare hotelesh e biznezesh shkojne e punojne ne shtet per ca rroga mizerabel. A thua e duan kaq shume kete vend? Po te jete keshtu ti cojne te kontribuojne ne sektore pak me te veshtire, jo te gjithe drejtore hipotekash, tatimesh, doganash etj

  2. Eshte per tu cuditur qe pjesa me e madhe e biznesmeneve te suksesshem te ketij vendi jane apo kane qene drejtore, prokurore, shefa policie, gjykates, deputete apo ministra. Kjo ndoshta tregon (sipas logjikes se lali plerit te pakten) qe nder vite ne keto poste qenkan zgjedhur njerezit me te afte dhe te suksesshem. Por atehere kot ankohen njerezit per paaftesi e korrupsion ne administrate. Atehere mos eshte logjika gabim dhe eshte komplet e kunderta? Kemi zgjedhur me te paaftet e te korruptuarit qe pastaj u bene me prona e biznese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *