• |
ide | kryesore

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Bizneset shqiptare kanë më shumë prirje të punësojnë njerëz nga jashtë vendit në krahasim me vendet e tjera të rajonit (Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje). Barometri i Ballkanit 2022 në anketën me bizneset e rajonit gjeti se, kompanitë shqiptare kishin përqindjen më të lartë të përgjigjeve pozitive për të punësuar punonjës të huaj.

Pyetje se, “Sa gjasa keni të punësoni persona nga jashtë vendit”, 74% e kompanive shqiptare u përgjigjen ‘po’, ndërsa mesatarisht në të gjithë rajonin, 47% e kompanive pohuan se ka gjasa të punësojnë të huaj.

Ballkani por sidomos Shqipëria, po përjeton mungesë të fuqisë punëtore prej mungesave që po krijon emigracioni i të rinjve. Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për llogari të Barometrit 2022 ka evidentuar se, kompanitë shqiptare kanë më shumë prirje për të punësuar të huaj. Tendenca për të punësuar të huaj në Shqipëri dhe shënoi rritje të fortë në barometrin e vitit 2022, pasi një vit më parë vetëm 32% e kompanive shqiptare kishin gjasa ose shumë gjasa për të punësuar të huaj.

Kjo prirje po rritet, për faktin se, Shqipëria ka normat më të larta të emigrimit në raport me popullsinë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2021 emigracioni neto shënoi 32 mijë persona. Të dhëna më të detajuara tregojnë se shumica (80%) janë nën moshën 34 vjeç. Nga ana tjetër kërkesa për punonjës në disa sektorë, të tillë si turizmi, ndërtimi dhe industria tekstile po rritet me shpejtësi, për shkak të zgjerimit të aktivitetit.

Kompanitë në të gjitha aktivitetet po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Për shumicën e tyre, gjetja e punonjësve është kthyer në shqetësim kryesor, ndryshe nga një dekadë kur fuqia punëtore nuk ishte shqetësim i kësaj natyre. Nga ana tjetër vendet e Rajonit vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë. Në vitin 2021 papunësia shënoi mesatarisht 16%. Papunësia në njërën anë dhe kërkesa për punonjës në anën tjetër tregojnë për një mungesë vizioni për të integruar nevojat e tregut të punës me arsimin.

Kërkesat për punësim nga bizneset janë zakonisht për pozicione pa kualifikimin, sidomos në Shqipëri ndërkohë që të papunët e regjistruar në një masë të madhe janë të kualifikuar. Banka Botërore i ka rekomanduar Shqipërisë të ndryshojë modelin ekonomik nga krahu intensiv i punë në teknologji dhe në punë me vlerë të shtuar.



4 Comments

  1. Sot qe kompanite nuk gjejne puntore ka dy arsye te forta e pare ka te beje me pagat shume te ulta kur ke ende paga 150 mije lek te vjetra qe nuk jane te mjaftojne as per gjysmen e shpenzimeve familjare mendo sot nje person qe merr kaq pak e pamundur ta perballoje jetesen dhe e dyta keta duan ta shprytezojne puntorin Oraret e gjata be pune dhe tere muajin nuk ke as nje dite pushim dhe po nuk ndryshuan keto 2 arsye te forta ka per tu bere edhe me keq

  2. Po normal se nuk te lene kurvat, malli dhe bizhozi qe te paguash punetoret.
    Qelbistani koloni e sudanit.
    U shumofshi me nigeriane dhe per garnityre me pakistani brother.

    1. Fatkeqeshisht keshtu do perfundojme. Vendet e tjera te Ballkanit e duan Shtetin e tyre
      Ndersa ne jemi aq te ulet, aq te qelbur, aq te ndyre sa rizgjedhim nje kryeminister i cili i ben thirrje bizneseve qe mos te marin Shqiptare ne pune, por Bangladeshas. Ne nuk e meritojme te ekzistojme me.

  3. Planifikojne te punesojne te huaj, hahaha. Ketyre nuk u vijne as indianet dhe keta thone planifikojme te punesojme. Gallat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *