• |
ide | kryesore

Konsumi, turistët e huaj “zëvendësojnë” shqiptarët e ikur në emigracion

Arkiva, Lajme, Të fundit
Konsumi



Ardhja e turistëve të huaj nuk po arrin të mbyllë “gropën” e konsumit te produktet e shportës, që vijon të krijojë emigracioni i lartë në rrethe dhe zonat rurale. Por, këtë vit, fluksi i lartë turistik ka shtuar konsumin me 10% në restorante, kryesisht për gatimet tradicionale shqiptare. Turistët e huaj kanë ndikuar edhe te rritja e konsumit të pijeve alkoolike dhe birrës së huaj, verës dhe konjakut shqiptar në restorantet e Jugut. Shtim të lartë konsumi ka pasur te produktet e bulmetit në qytetet juglindore të mbipopulluara nga banorë të Tiranës dhe Elbasanit, që kërkojnë t’u shpëtojnë temperaturave të larta.

Konsumi i produkteve të shportës ushqimore për disa nga kompanitë kryesore importuese vijon të jetë me rënie, për shkak të numrit të lartë të të larguarve në emigracion.

Shitjet janë reduktuar më tepër te dyqanet e pakicës në rrethe dhe zonat rurale për mallra si vaj luledielli, oriz dhe sheqer.

Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve, grosistët e mallrave ushqimore pohojnë se ardhja e tyre ka shtuar shitjet te restorantet, por jo më tepër se vjet.

Ardhja e tyre nuk po arrin të kompensojë rënien e konsumit nga largimet e popullatës sipas importuesve të sheqerit dhe orizit.

Ikja e popullsisë, sidomos e të rinjve, po jep efekt të ndjeshëm në konsum, sidomos të disa produkteve bazë si buka apo sheqeri.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në vitin 2022, rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së.

Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve u rrit me 34%. Kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të rritjes së numrit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe për të punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Për ndikimin në konsum, largimi i shqiptarëve në këto shifra, sipas grosistëve të mallrave të konsumit përkthehet në një rënie 20%, pasi është larguar pjesa më vitale dhe konsumatore e vendit.

Efekti i emigracionit në konsum është kompensuar, deri diku, nga fluksi i lartë i turistëve që po vizitojnë vendin këtë vit. Operatorët pohojnë se shitjet e mallrave të shportës janë shtuar këtë sezon nga turizmi.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në periudhën janar-korrik në vend hynë 5.2 milionë shtetas të huaj, me rritje 30,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Vetëm në korrik, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1,770,724.

Ky numër është rritur me 26,2%, krahasuar me korrik 2022. Ndonëse kanë qëndrim të përkohshëm, të huajt që kanë hyrë në vend vetëm në korrik, ishin sa rreth 60% e popullsisë që raportohet se banon në Shqipëri, duke dhënë ndikim të dukshëm në konsum.

Burimi: INSTAT

Bien importet e sheqerit dhe vajit të lulediellit

Në vend po konsumohen më pak sheqer dhe produkte të ëmblaSipas të dhënave të INSTAT, importet për grupin “Sheqernat dhe ëmbëlsirat prej tij” gjatë 7-mujorit 2023 janë ulur 27% në sasi krahasuar me vjet.

Një ndër kompanitë e mëdha importuese të produktit të sheqerit në vend pohoi për “Monitor” se krahasuar me vjet, për 7-mujorin 2023, shitjet e sheqerit janë reduktuar 10%.

Përfaqësues të kompanisë pohuan se rënia u ndikua tërësisht nga shitjet në tregun e pakicës, ndërsa për industrinë ushqimore, veçanërisht atë të prodhimit të reçelrave, pijeve alkoolike, freskuese dhe ëmbëlsirave kërkesa është me rritje.

Rënia e shitjeve për produktin e sheqerit, sipas këtij operatori, nuk u ndikua nga çmimet, pasi 1 kg sheqer në dyqanet e shitjes me pakicë kushton 100 lekë, nga 120 lekë që ishte vjet (16% më pak).

“Sivjet parashikuam që shitjet për sheqerin do të ishin të larta dhe krijuam stok me furnizime dyfish më të larta se vitin e kaluar. Sasia e mallit të magazinuar është shumë herë më e lartë se kërkesa.

Deri tani, shitjet janë 10% më pak se vjet, e ndikuar nga rëniet te sektori retail, kryesisht në zonat rurale dhe rrethe. Mendojmë se arsyeja kryesore është largimi i popullsisë.

Parashikojmë rritje të shitjeve me fillimin e sezonit me aktivitet të lartë prodhimi, veçanërisht në industrinë e prodhimit të reçelrave”, pohuan përfaqësues të kompanisë së importit të mallrave ushqimore.

Në industrinë e sheqernave, duke përfshirë atë të ëmbëlsirave, shitjet sivjet janë shtuar krahasuar me vitin e kaluar. Në një nga dyqanet e ëmbëlsirave të pastiçerisë “Mon Amour” pohohet se krahasuar me vitin e kaluar, kërkesa ka shënuar rritje të lehtë e ndikuar nga fluksi i turistëve.

Rënie të importeve në muajt janar-korrik 2023 pati edhe te grupi i produkteve “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale”. Sipas të dhënave të INSTAT, importet ranë me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Aktualisht për kompanitë importuese, konsumi i vajit të lulediellit është ulur me 40% krahasuar me vjet. Arsyeja kryesore e rënies së shitjeve, sipas tyre, është mbiprodhimi i vajit të ullirit dhe shtimi i përdorimit të tij, pasi prej vitit të kaluar, çmimet e vajit janë stabilizuar.

Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të krijuara në importin e vajit të lulediellit, çmimet në tregun shqiptar u rritën rreth 33%.

Në muajin mars 2022, çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe me rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit arriti pikun 400 lekë për litër.

Rënia e çmimit të vajit të lulediellit nisi në muajin qershor 2022, periudhë në të cilën nisi të importohet vaji nga depozitat e Ukrainës drejt vendeve kufitare, pasi transporti detar ishte i bllokuar nga lufta.

Në muajin korrik 2022, çmimi i vajit u ul me 24% krahasuar me çmimin e shitjes pas luftës.

Për sa u përket furnizimeve me vaj luledielli, njohës të tregjeve të shitjes pohojnë se në muajin shtator del prodhimi i ri i vajit, që tregtohet në bursa me çmim më të ulët se në muajt e mëparshëm. Për këtë arsye, shumë tregtarë ngurrojnë të shtojnë furnizimet me qëllim që të shesin rezervat.

Nga ana tjetër, vazhdimi i luftës Rusi-Ukrainë dhe vendosja e embargos për produktet e prodhuara në Rusi mund të ndryshojë sërish çmimet e furnizimeve për vajin e lulediellit.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, thotë se ndër faktorët që kanë ndikuar te rënia e konsumit të vajit të lulediellit është stoku i lartë i furnizimeve që bënë importuesit me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë dhe tendenca e konsumit të zëvendësimit të mallrave që patën rritje të lartë çmimesh.

“Prej frikës së luftës Rusi-Ukrainë, importuesit tejmbushën magazinat me mallra dhe ka pasur mbimagazinim. Gjithashtu, familjarët u mësuan të gatuajnë me vaj ulliri, pasi çmimi i tij ishte më lirë se ai i lulediellit”, thotë z. Jahja.

Sipas operatorëve, rënie të lartë konsumi ka edhe për orizin. Një ndër importuesit kryesorë tha për “Monitor” se në janar-korrik 2023, shitjet janë 30% më pak se vjet, kryesisht e ndikuar nga ulja e shitjeve në restorante.

Sipas importuesit, arsyeja kryesore e rënies së shitjeve është rritja e çmimeve të orizit për varietetet europiane nga 50 deri në 60% më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu, për shkak të thatësirës së madhe dhe kushteve të papërshtatshme klimatike, në treg është rritur mungesa e një sërë varietetesh të produktit.

Sipas importuesit, shitjet për orizin e llojit “kokërrgjatë”, që tregtohet me çmim të lirë, me origjinë nga Pakistani dhe Tailanda, vijojnë të jenë të larta.

Përfaqësues nga kompania “Teuta” në Durrës pohuan se gjatë kësaj periudhe në tërësi ka pasur rritje të konsumit për produktet e shportës. Drejtuesja e kompanisë, Eleni Babameto, tha se te faktorët sezonalë që kanë ndikuar te shtimi i shitjeve është edhe riorganizimi që kompania ka ndërmarrë për zinxhirin e furnizimeve brenda vendit.

“Nga të dhënat e shitjeve, deri tani, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar, shitjet për produktin e orizit janë shtuar me 10%.

Kuotat e shitjes së sheqerit janë të njëjta me atë të vitit të kaluar. Çmimet e produktit të sheqerit krahasuar me vjet janë ulur me 2%. Shitjet e vajit të lulediellit janë rritur me 30%. Në këtë periudhë, çmimi i vajit të lulediellit ka pasur rënie në tregun e pakicës.

Ndërsa shitjet e orizit janë rritur me 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për sa i përket produktit të orizit, çmimi i tij është rritur me 10% në raport me vitin e kaluar.

Ndërkohë jemi përballur edhe me vështirësitë e gjetjes së tij në tregjet e huaja, për shkak të thatësirës dhe kushteve klimatike që kanë ndikuar në prodhimin e huaj”, pohoi znj. Babameto.

Burimi: INSTAT

Turizmi shton konsumin e birrës së importit, nuk përfiton ajo vendase

Birrat e importit duket se kanë përfituar prej konsumit të shtuar nga turistët. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e birrës për 7-mujorin 2023 u shtuan 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total, në tregun shqiptar, kanë hyrë 30,3 milionë litra birrë, kundrejt 27,9 milionë litra që u importuan vjet.

Në të kundërt, në pikun e sezonit turistik, prodhuesit vendas pohojnë se kanë rënie të konsumit të birrës. Në muajt janar-korrik, prodhimi vendas, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, është ulur rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Në 7 muaj janë prodhuar 18,9 milionë litra birrë, nga 23,5 milionë litra birrë që u prodhuan vjet.

Një prodhues tha për “Monitor” se krahasuar me vjet, nga janari deri tani, konsumi është tkurrur me 30% dhe se është përballë rrezikut të falimentimit.

Për këto arsye ka shkurtuar 10% të punonjësve. Tkurrje të konsumit krahasuar me vjet pohohet edhe nga prodhuesit e birrës “Stela”, “Elbar” dhe “Puka”, të cilët shtojnë se ardhja e turistëve të huaj nuk po rikuperon konsumin.

Sipas prodhuesve, çmimet më të larta të birrës vendase kundrejt disa birrave importuese kanë ndikuar në rënien e konsumit. Fabrikat prodhuese pohojnë se disa marka të huaja birrash, si: “Peja”, “Peroni”, “Niksic” dhe birra gjermane “WelfBräu” po shiten 4 deri 5 lekë më pak se birrat vendase.

Kompanitë vendase theksojnë se nuk mund të dalin me çmime më të lira, pasi kostot fikse të prodhimit janë të larta, të ndikuara nga dyfishimi i akcizës dhe shtrenjtimi i lëndëve të para.

Në këtë situatë, ata pohojnë se vetëm rikthimi i akcizës me fashë do të mbronte prodhimin vendas. “Prodhuesit vendas nuk mund të dalin me çmime më të lira, pasi kostot fikse janë tepër të larta. Prodhuesve të mëdhenj u pjesëtohen kostot për më shumë njësi.

Kjo ishte arsyeja përse ekzistonte fasha e akcizës dhe arsyeja përse shumë shtete të tjera zbatojnë fashën në akcizë. Fasha funksiononte si një rregullator.

Prodhuesit më të mëdhenj përfitojnë gjithashtu çmime më të ulëta të lëndës së parë, pasi blejnë më shumë sasi”, pohon administratori i fabrikës së birrës “Stela”, Enzo Panteqi.

Rënie të konsumit të birrës vendase pohon edhe kryetari i Shoqatës së Birrës Vendase dhe të Mikronjësive Artizanale, Xhimi Begeja. Sipas tij, edhe pse çmimet kanë mbetur të pandryshuara dhe birrat artizanale vijojnë të kërkohen kryesisht nga turistët e huaj, krahasuar me vitin e kaluar, shitjet janë më të ulëta.

Prodhuesit vendas kanë paralajmëruar disa herë se dyfishimi i akcizës jo vetëm do të rriste peshën e birrës së importit në treg, por do të çonte drejt falimentimit industrinë vendase.

Prej gati 7 muajsh nga fillimi i zbatimit të akcizës 710 lekë/Hl, prodhuesit e birrës shqiptare vijojnë të jenë në gjendje të rënduar nga shtimi i kostove nga akciza dhe shtrenjtimi i lëndëve të para.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel, akciza ishte 710 lekë.

Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

/Monitor

Burimi: Ministria e Financave 



8 Comments

  1. gjesti I një torollaku që shkon e heq kurorat dhe I hedh në anë të rrugës, pasi I duket sikur Benet Beci I ka vrarë gjyshin. Babi i Benet Becit ishte një akademik i djathtë që ruante gjuhën shqipe. Nuk ka ndonjë lihje me krimet e komunizmit. Sali Berisha ka qenë Sekretar partie dhe ka internuar një mjeke dhe është përfshirë profesionalisht si mjek në dëmtimin e një të dënuari politik.

    1. Cfare lidhje ka kjo me shkrimin me siper? Apo rendesi ka propaganda te mbetet c’te mbetet.
      Emigracioni, vecanerisht ikja e trurit dhe shtreses se mesme, inflacioni i larte dhe renia e fuqise blerese jane hapa te sigurte drejt rrenimit ekonomik dhe rreshkitjes perseri ne diktature (dhe pse e ndryshme ne forme dhe ne kohe). Kjo eshte cfare thote artikulli

    2. Nuk e kishte me Benetin o torollak. Nuk ka njeri ne kete vend qe i plas bytha per Benet Kecin. Ai sesht as per politik, eshte per te Marie De Filppi per emisionet e moshes se tret qe i ndjekin gjate paradites dhe ky eshte rasti me i mire.

      Ne shqiperi akoma nuk ta njohin te drejten e prones o torollak. Mos na bej pordhe kot si perendimor, ok torollak ? Se je vite drite large edhe ti edhe Rama qe hiqet si perendimordashes edhe ndonje euroatlantik bashke me ca evrolesh. Ti vazhdo shko mbrapa nje komunisti si Rama se ja ke pare hajrin militant.

      Ke korrupsionin ne qiell dhe nje lavdi ndaj ideologjive te majta qe edhe baballaret tuaj komunist do ti kishin zili. Ok torollak

  2. Paskan ardhur 5.2 milione turiste dhe konsumi nuk eshte shtuar, eshte sa vjet.
    Keta turistet do kene ardhur me buke me vehte.

  3. I pari, moterqiraj komunist zhuls dhe shume bythqir. Ariqen arixhiu do ju qije me dildo ne dore. Luli lepin buzet bashke me damian gurune bythecpuar. Xhaxhka kaçka alqis baltas. Perulu para safetit!

  4. Cmimet jane rritur me me shume se 25%. Kur te mbaroje “dehja” e Euro, dhe te kthehet ne nivelet e dy viteve me pare, cmimet do rriten akoma. Kush ka shkuar ne nje dyqan fruta perime, e kupton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *