• |
ide | kryesore

Pallati i Brigadave me koncesion, Berisha: Nuk do gëzojë askush pasuritë që i vjedh me Ramën!

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se protesta e 7 korrikut do të jetë vetëm fillimi.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama ka tejkaluar çdo vijë të kuqe me poshtërimin që u ka bërë qytetarëve shqiptarë me vendimet e tij.

Berisha u ndal edhe te dhënia me koncesion e Pallatit të Brigadave, që është një trashëgimi kulturore e rëndësishme dhe u bëri thirrje personave të përfshirë që të tërhiqen.

“Edi Ramës i them se ky është vetëm fillimi. Edvin 7 korriku është vetëm fillimi, të garantoj dhe dije mirë që fjala ime është fjalë. Është fillimi sepse ka tejkaluar çdo vijë të kuqe në qëndrimin cinik dhe poshtërues të qytetarëve shqiptarë me vendimet e tij. Me faktin se në çdo firmë që lëshon ka një vjedhje. Pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave, i cili është një trashëgimi kulturore e rëndësishme e inkuadruar me projekt shumë miliojnë euro me kooperacionin Italian dhe tani Edi Rama ka zgjedhur të shkatërrojë parkun përreth, pas këtyre dalin kullat, por Edi Rama s’do jetë në pushtet, ndaj u bëj thirje këtyre oligarkëve mos e inkriminoni veten me Edi Ramën. Nuk është kusht të filmohesh duke dorëzuar valixhen me euro, por kur u merr qytetarëve paratë dhe ua jep oligarkëve automatikisht kjo quhet ndarje parash me ta.

Nuk do të gëzoni një pasuri të vendosur duke paguar, duke e ndarë me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij. Ky është zotim solemn, PD do mobilizojë potencialet më të mëdha të vendit dhe ato ndërkombëtare. Këto akte kriminale nuk do mbeten pa përgjigje.

Është kapur në flagrancë me inceneratorët, Butrnitin dhe me shpalljen e ministrave dhe familjarëve të tyre investitorë strategjik. Ky njeri s’mund t’i shpëtojë ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare”, tha Berisha.



32 Comments

  1. Ja 38 krimet më të rënda të Sali Berishës në 28 vite postkomunizëm:

    Ai është njeriu që urdhëroi ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991 në Shkodër ku u vranë Arben Broci dhe tre dëshmorët e tjerë të demokracisë, që në fillim të pluralizmit.
    Ai është përgjegjësi kryesor për urdhërimin e vrasjeve në Shkollën e Bashkuar në Tiranë.
    Ai ngriti dhe bekoi firmat mashtruese Piramidale e përvetësimin e 1.2 miliardë dollarëve kursime të shqiptarëve nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe SHIK-ut të Gazidese.
    Ai është autori që urdhëroi arrestimin dhe dënimin e liderit të PS Fatos Nano.
    Ai është autori i manipulimit dhe vjedhjes së votave më 26 maj 1996 dhe në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve fiksimit. disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit.
    Ai është urdhëdhënësi i rrahjes masive të opozitës në shesh më 28 prill 1996, tre vjet pasi futi në burg kreun e opozitës Fatos Nano dhe dy ditë pasi vodhi votat e shqiptarëve.
    Ai është autori i rrahjes së gazetarit të “Dita Informacion” Bardhok Lala dhe hedhjen e tij për të vdekur në Sauk dhe drogimit dhe fshehjes së liderit të Ballit Kombëtar Abaz Ermenji në një nga bazat e SHIK në rrugën e Kavajës që të mos denonconte vjedhjen e votës në maj 1996.
    Ai është urdhërdhënësi i djegies së gazetës “Koha Jonë”, torturimit e hedhjes për të vdekur në Malin me Gropa të gazetarit të saj Zamir Dule si dhe vënie tritol në banesën e gazetares Z.Luka.
    Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, aktin e dytë të të cilit e përfundoi Meta.
    Ai është autori i vrasjes dhe zhdukjes pa lënë gjurmë të atdhetarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha dhe zhdukjen e kufomës së tij nga oficerët e SHIK-ut në Kune Vain Lezhë.
    11.Ai është takuar me kryeterroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës, thyerja e embargos së OKB dhe vrasja e veprimtarëve shqiptarë për çlirim të Kosovës.

    12.Ai është urdhëdhënësi për arrestimin e Adem Jasharit, Hashim Thaçit dhe veprimtarëve të tjerë të Kosovës, e dekonspirimin e tyre te serbet duke sjellë arrestimin dhe eleminimin e tyre.

    13.Ai është autori i shkatërrimit të shtetit më 1997 dhe i hapjes së depove të armatim-municioneve, si dhe përgatitja e paramilitarëve në Dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit, duke e çuar Shqipërinë në prag të luftës civile.

    Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyjeve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar.

    14.Ai është urdhërdhënësi për veprimet antikushtetuese, që u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse antikombëtare, shefin e shërbimit sekret, njëherësh dhe bashkëpërgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede.

    15.Ai është përgjegjës për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, me vrasjen në Qafë Luzhë, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj dhe vijoi me vrasjen e mbi 200 djemve të Tropojës.

    16. Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Koshtunicës, të UÇK dhe veprimtarëve të tjerë kosovarë që ranë dhe në pritat serbe.

    17.Ai ideoi dhe kërkoi që të bombardohej Ambasada Amerikane dhe të zhdukej ish ambasadorja amerikane në Tiranë Mariza Lino.

    18.Ai është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin djallëzor, të vrasjes të Aleksandër Meksit, Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit, Shaban Memisë.

    19.Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorimin e çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, e tjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt.

    20.Ai është përgjegjës personalisht për kurthin dhe eliminimin e Azem Hajdarit, duke vrarë në këtë mënyrë liderin e Dhjetorit para selisë së PD.

    21.Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14-shtatorit 1998 dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rrezikshme për ndarje kombëtare dhe lufte civile.

    22.Ai mban përgjegjësi penalisht për instrumentalizimin e situatës nëpërmjet bashkëpunimit me Bujar Bukoshin dhe përdorimin e mercenarëve të FARK për grushtin e dështuar të shtetit.

    23.Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e ish ministrit të Mbrojtjës së qeverisë së Kosovës në ekzil dhe kryekomandantit të FARK, Ahmet Krasniqi.

    24.Ai është përgjegjës për veprimet dhe përpjekjet e tij kriminale për të asgjësuar të 3 vëllezërit, Izet Haxhia, Ismet Haxhia e Isamedin Haxhia dhe varrosur çështjen “Hajdari”.

    25.Ai është përgjegjës penalisht për atë çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA” ku u vranë njerëz të pafajshëm dhe që pasoi vrasjen e ish kreut të burgjeve Kaloshi.

    26.Ai duhet të përgjigjet penalisht për zhdukjen e miliona lekëve shqiptare, si dhe krejtësisht valutës nga banka shtetërore e Shkodrës, Tropojës dhe bankave të tjera në vend, për të cilat ekzistojnë shifra reale.

    27.Ai mban përgjegjësi penalisht për grushtin e shtetit më 1997 pasi përdori Leka Zogun për të sulmuar KQZ, të cilin e nisi të shoqëruar me truporojat presidenciale drejt vendit ku ishin fletët e votimit, përplasje që u mbyll me disa viktima të pafajshme.

    28.Ai është organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend.

    29.Ai mban përgjegjësi penale për porositjen e vrasjeve politike në mërgim.

    30.Ai bashkë me Lulzim Bashën, ish ministrin e Transporteve, vodhi 230 milionë euro të Rrugës së Kombit dhe e çoi faturën e kësaj rruge nga 419 milionë euro në 1.5 miliardë euro.

    31.Ai ngriti me vendim qeverie punishten e vdekjes së demontimit të municioneve në pronësi të djalit të tij Shkelzen Berisha në Gërdec, nga shpërthimi i të cilës u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

    32.Ai vrau biznesmenin me shtetësi shqiptaro-amerikane Kosta Trebicka për t’i mbyllur gojën që të mos tregonte djalin e tij Shkelzen, si dhe falsifikoi vrasjen përmes Agron Kuliçit dhe duke ndërhyrë në hetime, e publikoi si vetëvrasje, pasi donte ta shmangte si dëshmitar të Gërdecit.

    33.Ai në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën të qëlljë mbi demonstruesit paqësorë.

    34.Ai së bashku me ish ministrin e Jashtëm Lulzim Basha shiti “detin” Greqisë duke kryer një akt të lartë tradhëtie kombëtare, akuzë e artikuluar nga Gjykata Kushtetuese.

    35.Ai sëbashku me djalin e tij zhduku nga paratë e shqiptarëve përmes aferës së CEZ-DIA mbi 500 milionë euro, për të cilat tashmë është nën hetim vetë ai dhe djali Shkelzen.

    36.Ai është i akuzuari kryesor për eleminimin e ish ministrit dhe ish deputetit të PD Sokol Olldashi, duke e shitur më pas për aksident automobilistik.

    37.Ai është i akuzuari kryesor për elemenimin në mënyrë të ngadaltë të ish ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, ish kreut të SHIK-ut Bashkim Gazidede, ish kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori, ish kreut të grupit parlamentar të PD Ali Spahia, dhe kushdo tjetër që i ka dalë kundër.

    38.Ai në tërë veprimtarinë e tij antishqiptare që në kohën e diktaturës e deri më sot është akuzuar se i ka shërbyer Serbisë, si dhëndërr i saj dhe si i rekrutuar i UDB.

    1. shume e drejte Keto qe shkruan ti Sokol i dine shqiptaret me kohe prandaj kerkojne arrestimin dhe gjykimin e monstres se Vucidolit …Cunit Sheqeres dhe Karaxhicit

  2. Eshte e turpshme sesi dilni dhe flisni akoma dhe jepni mend per te tjeret ju jeni thjesht nje njeri qe nuk ju merret me per baze asgje nuk ju do asnje njeri ne krye sale dhe ata qe te thon genjejn se kan frik se po ste mbeshtet mos shkojn dhe bejn shpi ke sharra

  3. Me duket shume e ulet nga ana juaj qe akoma vazhdoni te dilni neper televizione apo rrjete dhe flisni jeni nje turp i madh

  4. Po mor mut se po i gzojn ata qe i vodhen me tyr, po vajtojn familjet e atyre qe vrave ti mes sheshit pa tu dridh qerpiku e po vujn gjith ato famile ne gerdec qe eshte veper e jotra dhe e horrave te tuj

  5. Eshte realisht per te ardhur keq qe po flet ne kete menyre. Nese ka nje njeri qe ka bere 1001 te zeza je ti o Sale

  6. O Sali je nje plakush me nje kembe ne varr,me vjen keq qe po bie kaq poshte po ske faj ti fajin e ka SPAK-u qe nuk merr masa e te marresh denimin qe meriton

  7. Cthot ky mo mund tma perkthej njeri se nuk e kuptoj dot gjuhen e te vdekurve po tja thot njeri qe te shikoj pak veten

  8. Cfare njeriu je mer goja ste rri najher rehat vec thash di o te keqen ik shif naj gje tjeter mos u merr me ramen ti

  9. Sali je nje politikan vetem e ke shkatrruar e po mundoshesh ta shkaterros perseri vendin tone po ka ikur koha jote

  10. shume e drejte Keto qe shkruan ti Sokol i dine shqiptaret me kohe prandaj kerkojne arrestimin dhe gjykimin e monstres se Vucidolit …Cunit Sheqeres dhe Karaxhicit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *