• |
ide | kryesore

Pse nuk i përfshitë Bashën, Alibeajn dhe Bardhin tek protesta? Berisha përgjigjet shkurt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Demokratike, Firmat



Sali Berisha u pyet në konferencë me mediat përse ka lënë jashtë përfshirjes në grupet e punës për protestën e 7 korrikut ish kryetarin Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajn e Gazmend Bardhin.

Sipas Berishës, “askush s’mund të pengohet për të ardhur në protestë, por nëse unë jap një këshillë në interesin më të mirë të protestës”.

Pyetje: Keni ngritur grupe pune per protesten por të vetmit që keni lënë jashtë Lulzim Bashen, Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin, pse u mor vendimi për të lënë jashtë këta tre deputetë?

Berisha: Relative kjo, ajo ishte një këshillë. Këshilla ka gjithmonë relativitet të madh.

Askush s’mund të pengohet për të ardhur në protestë, por nëse unë jap një këshillë në interesin më të mirë të protestës, kjo nuk do të thotë ndalim, më vjen keq mos e interpreto kështu, është thjesht një këshillë, ata po të duan e pranojnë po të duan nuk e pranojnë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *