• |
ide | kryesore

Policia mësyn në Dibër për kanabis, por del duarbosh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka nisur një aksion të gjerë për goditjen e kultivimit të kanabisit në zonë. Mësohet se në këtë aksion janë angazhuar 78 efektivë të policisë, specialistë të kriminalistikës si dhe të grupit “Shqiponja”.

Panorama raporton se gjatë kontrolleve të ushtruara nga 11 grupe në zona pyjore, sera, magazina e banesa të braktisura, nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të kanabisit.

Drejtori Vendor i Policisë ka porositur të gjitha shërbimet që të ushtrojnë kontrolle të mëtejshme në ambiente të hapura dhe të mbyllura, të dyshuara për kultivim të bimëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *