• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron gazetarët: Nuk do të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike më syrin tim

-Instant, Lajme, Të fundit



Gazetarët kanë paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë më 4 korrik.

Shkak është bërë vendimi që kryeministri Rama mori ndaj gazetarit Klevin Muka, të cilin e çoi në “riedukim” dhe i ndaloi pjesëmarrjen në konferencat e tij për 3 muaj.

Përmes një postimi në Twitter,  kryeministri Rama ka paralajmëruar gazetarët se nuk do lejojë që “të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë e tij.”

“E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet.

Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi!

Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”, po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!”, shkruan Rama.



63 Comments

    1. Greva me e pamundur ne vendin tone eshte e gazetarve.
      Pse?????
      Po bojkotove Ramen apo Berishen. Falimentoi gazeta, portali apo tv.
      Ky popull ka kaluar ne mbi doze politike. Pa politik nuk rron dot.

  1. Ne ato konferencat per shtyp te KM Rama, gazetareve u ka mbetur qe ne vend te pyetjeve t’i recitojne poezine e Nolit “Hosana Baraba”…

    1. sepse 54% qelbesira e patronazhiste, perfitues e te shitur e votuan..heres tjeter kujtohuni kur te degjoni dhe lejoni propaganden per te

  2. Per zoterinjt e ambasades USA ne Tirane

    Cfare ndryshimi ka ky KM nga Putini, Kim Jong apo Enver Hoxha, ma thuani te lutem se nuk e gjej.

    Turp edhe per ju qe liria e fjales qenka pavlere

    Ju keshilloj te shihni filmin dhe presidentin e saj DESIGNATED SURVIVOR

  3. Palloshi eshte i zhytur i teri ne mut dhe thote ketu dikush qelbet ere e rende .
    Pallosh ,je ti dhe vetem ti me sektin tend te qelbesirave e keqja qe do zhdukur me rrenje .

  4. Ky palla per vete shkel cdo norme etike komunikimi, veshje, fodulleku, hajdutlleku, cublleku, psikopatlleku….. ndersa tek te tjeret nuk duron ky erdoganpalla shqiptar.

  5. Deliri te ka erresuar shikimin , degjimin dhe mendimin o i gjati ine .
    Tashme ti ne vetvete je i bindur se dielli nuk lind nese nuk je zgjuar ti .
    Dil para pasqyres , ajo nuk te genjen kurre .
    Nese ti do te ishe vete pasqyra , çdo ligesi tek ty do shikonte vetveten .

  6. Gazetaret mund te protestojne edhe ne date 4 korrik por ne daten 7 jane te obliguar te jene ne shesh per ti thene stop harbutit 2 metra , per ti thene stop sektit te qelbesirave mavi , per ti thene stop politikes se hajnave .

  7. Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”, po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!”, shkruan Rama.

    Si përfundim: Vidh , genje , propagando , grabit , shite e shkaterroje kete vend perfundimisht por te lutem mos na bej moral . Nje prostitute ka te drejte te beje me bythen e saj ça ti dete kokra e qejfit por kurrsesi te mbaje ligjerata morali per virgjerine o pallosh dy metrosh .

    1. me vjen keq perkosoven qe nuk ka nje vend te tijin qe te jet vend turistik por na ka ne nje vend si ne qe kosovaret mund te pushojn

  8. fantastike uroj qe ky vendim te jet sa me i duhur dhe te jet sa me funksjonal kosova vendin me te afert per qytetaret e kosoves per te pushuar

  9. Duhej bere njeri shembull qe te fillojne ta marin me seriozisht punen. Se kshu eshte kur e mernin shkollen me mik n koh te berishes.

    1. Duke pare dhe duke vene perball njera tjetres situatat z.rama ka te drejte sepse pjesa e etikes eshte teper e rendesishme per nje gazetar

  10. Duhet ti jepet ajo qe meriton.Te mesojne te tregohen me profesioniste heren tjeter se na e kane flliqur median me keta gazetar pa shkoll.

    1. Kur gazetari tregon të vërtetën e hidhur Ed Kokaina fillon e përdridhet. Edhe fyerjet nëse ka pasur, ai i meriton të gjitha.

      O 80-leksh koha juaj do të mbarojë njëher e mir!!

  11. Cfare gazetaresh nuk din se cfare thone vetem gjera palidhje si nuk kan piken e etikes sa pa shkoll jane keta njerez,turp.Mir ia ke thene z.rama coje atje prap te mesojne sesi te flasin

  12. duket qe ky vetem leksione nuk paska ber dhepunen e paska gjet me mik. Skandaloze nuk dine te bejne punen e kerkojne te drejta pastaj.

  13. Ore rrugaç
    Po kur flet t’i per etike , është rrezik për ne gazetaret.Edhe vete etika t’ishte qenie gjalle,do kishte ndrru emrin.

    1. Hej Ina,
      ne kete bote nuk ka pyetje te cmendura por ka vetem pergjigje te cmendura.
      Kjo ligjerate e bilbilit tuaj kryeminister eshte shkelje e paster e demokracise dhe krijimit te rasteve precedente per mbytjen e saj dhe rilindjen e Monizmit ne Shqiperi.

      Le te themi se gjatoshi na paska te drejte. Drejtesin ne Pluralizem e vendos gjykata e jo kryeministri.

      Kete pyetje kishte edhe Erdogan kur tha :
      Por po te vendosin gjykatat se ceshte e drejte per cfare jemi ne ketu atehere?

      Pra ketu eshte problemi keta njerez nuk e kane as idene e as haberin se per cfare jane aty ku jane por mundohen tju a imponojne enderrat e tyre popujve qe ata fatkeqesisht i kane marr peng.

      Nje rast tjeter qe dua tua paraqes eshte ish presidenti gjerman Christian Wulff qe ne fund te historise se tij si President u mundua ti mbyllte gojen Gazetarit dhe per kete morri faturen megjithese doli ne fund nga gjykata i pafajshem. Lexojeni rastin. aty do te gjeni nje lexion te mire te demokracise.

  14. Kti gazetarit t carit i kan dhon nai 50 ce me bo t tilla pytje , gazetar qe ca sbojn per icik emer pyttt

  15. kta gazetaret nuk duhte te abuzojne dhe duhet te tregohen me profesionist ne punen e tyre . shum turp qe informohemi nga gazetar te till

  16. si ka mundesi qe kemi gazetar kaq joprofesional dhe kaq jo te mireformuar. shum gjynaf qe ne informohemi nga gazetar dhe portale te tilla qe abuzojn me punen e tyre

  17. Pushteti nuk eshte i perjetshem.As pushtusit si mbajne dot pushtimet.Nje dite rrezohen.Njedite shporren.Do te jete rasti i pare unikal ne bote ku gjyqi jot o rama,do behet me vidio reale,live.Cfare ke thene ti nga 90 dhe kur ishe ne opozite dhe kerkoje pushtetin dhe cfare ke bere ti ne pushtet.Cfare ke vjelle ti kundra usa dhe perendimit.Pse i ke bere demostratat ,cfare ke kerkuar ne demostrata.Dhe si je sjelle ti vete kunder demostratave ne pushtet.Cfare i ke premtuar ti popullit ne fushata ne opozite dhe cfare ke bere ti ne pushtet.Cfare ke bere ti si gazetar dhe perfaqsues i mediave dhe tv cfare ke kerkuar kur ishe ne opozite dhe cfare ke bere ti per te gjitha keto ne pushtet.Gjyqi jot do jete ne shqip,anglisht, spanishte,frengjishte,gjermanishte direkt ne tv dhe e rregjistruar ne vidio.Ta marri vesh gjithe bota perendimore,gjithe popujt e tyre cfare monstre je,cfare ganibali je,cfare djalli je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *