• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë drejt një lokali në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qëllohet me armë drejt një lokali në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”. Burime zyrtare nga polica thanë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *