• |
ide | kryesore

Djali plagosi me thikë nënën/ 30-vjeçari kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Patos ku djali plagosi me thikë nënën e tij. 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka rënë në pranga pasi ka goditur me thikë nënën e tij, 50-vjeçaren Drita Çobaj, e cila ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Pas kryerjes së krimit ndaj nënës së tij, 30-vjeçari u largua nga banesa në Dukas të Patosit ku ndodhi ngjarja, por pas disa minutave u arrit që të kapej. Mësohet se Donika Çobaj jetonte me një vajzë, pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali që e plagosi ishte emigrant në Gjermani. Ai ishte kthyer para 20 ditësh në vend. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë. Sipas tyre djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë.

Nga policia nuk janë bërë ende të ditura arsyet që e kanë shtyrë 30-vjeçarin Klaudjo Çobaj të godasë disa herë me thikë nënën. Dyshimet e deritanishme janë se në momentin e krimit të rëndë, ai mund të ketë qenë nën efektin e pijeve, të dyshuara alkolike apo narkotike dhe mund t’i ketë kërkuar nënës së tij lekë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *