• |
ide | kryesore

“Futbollisti i Premier League arrestohet për dhunë seksuale”: është një yll i Botërorit të ardhshëm

-Instant, Sport



Një lajm i bujshëm është bërë i ditur nga The Sun. Sipas gazetës britanike, një futbollist i Premier është arrestuar me akuzën e dhunës seksuale. Lojtari në fjalë u ndalua në rezidencën e tij në Barnet në veri të Londrës në orën 3 të mëngjesit nga të paktën 6 policë. Më pas ai u mor në pyetje në komisariat për 15 orë. Identiteti i tij nuk dihet për momentin, por disa të dhëna kanë rrjedhur: ai është 29 vjeç dhe do të merrte pjesë në Botërorin e Katarit 2022 me kombëtaren e tij. Me pak fjalë, duket se mund të jetë një lojtar i madh në Premier League.

Arrestimi i lojtarit është konfirmuar edhe nga policia: “Më datë 4 korrik u denoncua në polici një akuzë për përdhunim nga një vajzë rreth 20 vjeç. Raportohet se përdhunimi i dyshuar ka ndodhur në qershor”. Kjo është komunikata për shtyp e lëshuar nga autoritetet britanike. Viktima është një vajzë 20-vjeçare. Një burim brenda klubit vendas i tha The Sun se: “Akuzat janë të rëndësisë më të madhe. Tani lojtari nuk do të udhëtojë me ekipin. Ligji duhet të lihet i lirë për të bërë punën e tij. Është një goditje e fortë për ne, por Policia duhet të bëjë punën e saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *