• |
ide | kryesore

Marotta i bën ‘dalje’ Dybalas: “Përfaqësonte një mundësi, po përpara jemi në rregull”

-Instant, Sport



Beppe Marotta duket se po i mbyll dyert, të paktën për momentin, mbërritjes në zikaltër të Paulo Dybalas: “Ai është një nga lojtarët pa kontratë dhe është hera e parë që shumë lojtarë të lirë të nivelit të lartë janë ende pa ekip – tha administratori i deleguar i Inter në konferencën e prezantimit të sezonit të ri – Është demonstrimi se futbolli po ndryshon, është një futboll që ka parasysh shpenzimet. Dybala përfaqësonte një mundësi, por nuk mund të harrojmë se jemi në rregull me repartin ofensiv: kemi një seri lojtarësh të fortë, të cilët trajneri do t’i duhet t’i menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Afeksioni ndaj Paulos mbetet”.

Marotta ka bërë një bilanc të shpejtë edhe për mënyrën si përfundoi vitin e kaluar: “Sezoni i kaluar ishte i hidhur e i ëmbël bashkë. I ëmbël sepse shtuam dy trofe në palmares, i hidhur sepse vendi i dytë na la pak ashtu… Rezultati i sezonit të kaluar do të na shërbejnë si një paralajmërim për atë që do të vijë: steka duhet të jetë shumë lart, nuk duhet të kemi frikë, duhet të kemi guxim për të fituar. Jemi kompetitivë dhe e kemi treguar dhe e gjitha kjo me një stabilitet financiar që duhet për ti dhënë vazhdimësinë klubit. Ky është një paralajmërim për ne drejtuesit, por kjo fjalë nuk duhet të na trembë sepse mund të jemi edhe konkurrues”.

Më pas një reflektim për atë që e pret Interin dhe jo vetëm, nga gushti e në vazhdim, me një tur force të vërtetë para pauzës për Botërorin e Katarit: “Ky do të jetë një kampionat me një kalendar anormal. Në pjesën e parë do të kemi 20 ndeshje për të luajtur dhe puna e trajnerit do të jetë e komplikuar, sepse është një situatë unike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *