• |
ide | kryesore

Chelsea në SHBA pa Kante e Loftus-Cheek: për ligjet aktuale amerikane nuk mund të hyjnë në vend

-Instant, Sport



Chelsea sapo është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për rreth 20 ditë dhe do të luajë 3 miqësore. Hakim Ziyech ka hipur rregullisht në avionin për në Shtetet e Bashkuara së bashku me shokët e tij të skuadrës, pavarësisht zërave të vazhdueshme të merkatos që e duan atë larg Stamford Bridge. Ata që ndërkohë nuk mundën të udhëtojnë dhe kanë qëndruar në shtëpi, por jo për arsye merkato janë N’Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek. Motivi? Ata nuk janë në rregull me ligjet aktuale amerikane…

Chelsea sapo është nisur nga Londra për në Shtetet e Bashkuara për turneun veror tashmë klasik (dhe shumë fitimprurës). Blues në Shtetet e Bashkuara do të luajnë tre miqësore para-sezonale: më 17 korrik do të përballen me meksikanët e Club America në Las Vegas, në datën 21 do të përballen me Charlotte FC në stadiumin Bank of America në qytetin e Karolinës së Veriut dhe në fund, më 23, do të përplasen me rivalët londinezë të Arsenal në një derbi interesant të programuar në Orlando, Florida. Tuchel do të ketë në dispozicion të gjithë grupin, por jo Kante dhe Loftus-Cheek, të cilët kanë mbetur në Londër.

Arsyeja e bllokimit të dy mesfushorëve është bërë i ditur shpejt: Kante dhe Loftus-Cheek, siç sqarohet nga Chelsea në një shënim zyrtar, nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për shkak të statusit të vaksinimit kundër Covid. Në fakt, sipas ligjeve aktuale amerikane, ata që nuk kanë përfunduar ciklin e vaksinimit nuk mund të shkelin në Shtetet e Bashkuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *