• |
ide | kryesore

Investigimi/ Dyfishohet numri i makinave në vend, por sasia e karburantit të importuar bie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
çmimet



Deputeti demokrat Dashnor Sula ngre dyshim se me naftën në Shqipëri po bëhet një skandal i madh. Sipas deputetit Sula, nuk korrespondon numri i makinave në Shqipëri me naftën e importuar. Sipas deputetit, ose nafta po futet kontrabandë, ose nafta e Ballshit po shitet për naftë të importuar.

ka investiguar ecurinë e tregut të importit të naftës në vend në 10 vitet e fundit, ku ka rezultuar se megjithëse numri i makinave në përdorim është gati dyfishuar, sasia e karburantit të importuar është ulur.

Ai ka publikuar sot në facebook, përgjigjet që i kanë ardhur nga Drejtoria e Transportit Rrugor dhe AKB-ja dhe del në përfundimin se në këtë sektor kemi të bëjmë me një megaskandal të madh.

“Vendosa të bëj një investigim të thjeshtë më sektorin e karburanteve: si Deputet i Shqipërisë i kërkova informacion Drejtorisë së Transportit Rrugor të më vendoste në dispozicion numrin e automjeteve të regjistruara në Shqipëri nga viti 2011 e deri në vitin 2021. Ndërkohë duke qenë se ne naftën që nxjerr AlbPetrol e eksporton të gjithën jashtë për ta përpunuar, kërkova nga Drejtoria e Doganave të më vendoste në dispozicion sasinë e karburantit të importuar gjithashtu që nga viti 2011. Gjithashtu kërkova nga AKBN që të më vendosnin në dispozicion sasinë e naftës së nxierrë nga Albpetrol. Përgjigjet që më kanë ardhur krijojne një hije të fortë dyshimi për një megaskandal”, shkruan ndër të tjera Sula.

Sipas tij nëse analizojmë të dhënat e mësipërme mes vitit 2011 dhe vitit 2021 rezulton se numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri në vitin 2021 gati është dyfishuar, ndërsa sasia e naftës së importuar është më e ulët sesa në vitin 2011.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *