• |
ide | kryesore

Vidhnin veshje dhe bizhuteri nëpër dyqane, pranga 3 “skifterave” në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar për vjedhje në Fier, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas policisë, 27-vjeçari me iniciale A.M., 28-vjeçari me iniciale E.M. dhe bashkëmoshatari i tij me iniciale G.M. dyshohen se ne 10 korrik kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj. dhe më pas kanë marrë bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S. Ndërsa në datën 12, ata kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.

Për këto ngjarje është vënë nën hetim 36-vjeçari me iniciale M.M., vëllai i njërit prej të arrestuarve dhe është shpallur në kërkim nje tjetër 36-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *