• |
ide | kryesore

Zjarri në malin e Çikës, Peleshi kërcënon piromanët

-Instant, Arkiva, Lajme



Vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në Malin e Çikës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës.

“Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë” shkruan Peleshi.

Prej 5 ditësh në flakë, pas avionëve grek pritet ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ushtrisë në Malin e Çikës Ministri i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë mjedisin, të ruajnë veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve. Ai paralajmëron se zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *