• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrestohet gruaja e trafikantit të drogës që u gjet i vrarë në Angli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grua e akuzuar për bashkëpunim në vrasje pasi burri i saj i konsideruar “trafikant kokaine” u gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre luksoze në Britani.

38-vjeçarja Colleen Campbell, nga Manchester është akuzuar për vrasje pasi bashkëshorti i saj Thomas Campbell, gjithashtu 38 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre më 3 korrik.

Ajo u paraqit për herë të parë në gjykatë këtë të martë. Si bashkëpunëtor i saj konsiderohet 37-vjeçari Stephen Raymond Cleworth.

Babai i dy fëmijëve jetonte një jetë luksoze dhe fitonte dhjetëra mijëra paundë në javë nga rrjeti i tij i shpërndarjes së kokainës.

Campbell ishte burgosur për 2 vjet në 2019 për fshehje të pasurisë ndërsa bashkëshortja e tij, Colleen punonte “part time” në supermarket.

Ai shkonte rregullisht për pushime në Cancun të Meksikës, Sharm El Sheikh në Egjipt, në plazhet e Spanjës e Bullgarisë.

Kur Campbell po hetohej për financat e tij, policia zbuloi se ai dhe gruaja kishin bërë pushime 10-ditore në Meksikë me fëmijët e tyre, duke qëndruar në hotelin me 5 yje Hard Rock në Cancun.

Mes viteve 2012 e 2016 Campbell kishte paguar paradhënie për makina BMW, Audi dhe Mercedes.

Campbell besohet se përdorte familjarët e tij në rrjetin e shpërndarjes së drogës pasi vëllai Lee Campbell dhe kushëriri Stephen Campbell janë dënuar për zotërim e shpërndarje kokaine. ©LAPSI.al

Wife is charged with conspiracy to murder after 'cocaine baron' husband is  found dead at their home | Daily Mail Online Wife is charged with conspiracy to murder after 'cocaine baron' husband is  found dead at their home | Daily Mail OnlineHoliday snaps that helped police uncover couple's lavish lifestyle funded  by dirty money - Mirror Online Woman faces charges of conspiracy to murder after 'cocaine baron' husband  found dead at her home - WSTPost

 



1 Comment

  1. Ndonje lajm tjeter kemi nga Londra vemje klikimesh?! Ndonje trafikant droge apo hajdut makinash u kap?! Se jane me rendesi per audiencen ketu dhe ju se beni per klikime kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *