• |
ide | kryesore

Shiste radio policie nga rrjetet sociale, arrestohet 28-vjeçarja (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçare është arrestuar në kryeqytet pasi tregtonte në mënyrë të jashtëligjshme radio marrëse-dhënëse, të ngjashme me ato që përdorin policët.

Marinela Gjinaj i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente.

Ndaj Gjinajt rëndojnë akuzat “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot që iu gjetën 28-vjeçares në makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *