• |
ide | kryesore

Çelja e negociatave/ Rama në Bruksel: Do ndërtojmë një Shqipëri të fortë, në një Ballkan të Hapur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Brukseli, ku po zhvillohet sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama tha se do të punojë fort për të ndërtuar një Shqipëri të fortë dhe demokratike.

Rama e nisi fjalën e tij me një mesazh urimi për ish-Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, duke thënë se ajo ka ditëlindjen dhe se pa të nuk do të mbahej sot kjo konferencë. Gjithashtu kryeministri falenderoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macorn.

“Dua të falënderoj të pranishmit, por edhe një zonjë që nuk është sot këtu, por pa të ne nuk do të ishim sot këtu. Ajo sot ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Gjithashtu, sot nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, Presidentit Macron dhe ekipit të tij, që kanë punuar pareshtuar dhe pa u lodhur gjatë Samitit të NATO-s, natë e ditë, për zhbllokimin e një situate absurde. E kam dëshmuar këtë gjë. 

Populli shqiptar kurrë nuk u dorëzuar dhe kurrë nuk reshti së ëndërruar ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë. Pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar, ku nga njëra anë refuzimet prej Këshillit të Evropës, dhe tërmeti, pandemia e lufta nga ana tjetër, krijuan një situatë vërtetë të vështirë, por na forcuan më shumë se ç’ishim. Ne duam vërtet të ngremë një Shqipëri evropiane të fortë dhe demokratike në një Ballkan të hapur”, tha Rama.



20 Comments

  1. Ne fakt, qellimi yt i vetem eshte te hapesh Ballkanin per serbet.
    Ty, ashtu si edhe cdo paraardhesi tedn serbofil, sllavofil dhe bolshevik me tradita, nuk te ka interesuar kurre Shqiperia ne Evrope, sepse kjo do te t’i fuste kembet ne nje çorape(jo kepuce).
    Evropa te ka interesuar vetem per plazhe nudo dhe trafik per pastrim parash.

  2. Njëherë që e goditën me levë në 97’, ky po bënte një cikël shkrimesh, që ishin bombë. Kur na lajmërojnë që kanë goditur Edi Ramën.

    Kishte Martini një benz të bardhë, që herë ecte, herë nuk merrte marshet. Shkuam te spitali, vjen edhe Ben Blushi, aty gjejmë ata të SHIK-ut.

    Na thoshin doktorët në vesh, na kanë urdhëruar të mos i bëjmë gjilpërën e tetanozit.Shpellkari salihut qe ne mengjes ha Mut salihu tefresket

    1. dhe njerezia mendon se Karstriot mutfaraj eshte hedhur nga ballkoni… Ai nuk ves kurre dhe gjendet mes nesh perdite!

  3. Shteti jot pas 10 vitesh ne pushtet i ngjan nje bordeli pa dyer e dritare. Je nje mashtrus par exellence por tani te ka dale boja dhe tek fshati me i humbur, kurse europianet qeshin nen buze kur degjojne keto vjershat e tua.

  4. Shqiperia po merr vemendjen e duhur fale punes qe po behet, dhe jam i sigurt qe dita dites do zhvillohet akoma me shume

  5. Jemi krenare qe drejtohemi nga nje kryeminister si puna juaj z.rama keni bere cmose dhe e dim qe ky eshte vetem fillimi i gjerave te mira

  6. Nje lider per tu marr shembull qe asnje dit nuk bere pushim por me kembnguljen e tij qe do e conte shqiperine perpara ja doli

  7. Nuk u terhoqe asnjehere nga shume njerez xheloz e keqdashes nga brenda e jashte vendit e me punen Tuaj te palodhur ti ngrite lart vlerat e Shqiperise duke e bere ate me emer e respekt

  8. Me ne fund e arritem dhe kete e kjo vetem fale punes suaj te palodhur dhe vemendjes qe ju i kushtuat ceshtjes se BE-se!

  9. sa me shume miq dhe mardhenje te mira te kemi me shtetet kufitare aq me shume ecim ne por dhe shtetet kufitare ne jemi ne nje projekt shume ambicjoz dhe te zgjuar

  10. Shpresoj te hapen negociatat per ne ne B E por disave do u ndaloje zemra perfshi edhe ish doktorin e zemres qe mbeti ish ketu e ish atje

  11. Neve po ecim akoma dhe me shum fal jush z.rama na esht ndezur drita jeshile dhe duhet te punojme akoma dhe me shume,suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *