• |
ide | kryesore

Pamje nga NGJARJA/ Si u qëlluan dy të rinjtë në Milot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.

Të dy janë dërguar në spital, Brahimi në atë të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa Preçi ka marrë plagë, por është jashtë rrezikut.

Atentati ndodhi në oborrin e banesës së Brahimit, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati në 13 janar 2021.

Edhe Klisman Preçi i shpëtoi një atentati në 15 maj të këtij viti. Ai u qëllua nga një makinë në lëvizje në Lezhë. Më poshtë video e Precit pas atentatit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *