• |
ide | kryesore

Bastoni, për të mundur Juventus shpresa është te Lukaku: “Do na bëjë të fitojmë si 2 vite më parë…”

-Instant, Sport



“Nuk kam pasur asnjëherë dyshimin më të vogël për t’u larguar nga Interi, këtu kam gjithçka që më nevojitet për t’u ndjerë mirë dhe për t’u shprehur sa më mirë. Jam i lumtur që jam këtu, e shoh veten ende për shumë vite me këtë fanellë dhe, ndërkohë, shpresoj të fitoj ende shumë”. Me këto fjalë, Alessandro Bastoni, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ka deklaruar dashurinë e tij për klubin zikaltër. Mbrojtësi, i lindur në vitin 1999, komentoi më pas merkaton, në veçanti për largimin e mundshëm të Skriniar: “Milan është integruar në mënyrë perfekte ndër vite dhe ne jemi integruar me të në repartin që kemi ndërtuar së bashku. Përveç kësaj, ai është miku im më i mirë në grup. Do të ishte mëkat i vërtetë nëse ai do të na linte tani, shpresoj që të qëndrojë. Mendoj se do të bëjmë akoma shumë gjëra të mëdha së bashku. Mbajtja e boshtit tonë të skuadrës është vendimtare, në përgjithësi, djem si Handanovic dhe Skriniar mishërojnë shpirtin e Interit: ata janë vendimtarë për të ruajtur grupin”.

Duke bërë një bilanc të kampionatit që do të nisë, Bastoni identifikon Juventusin si rivalin kryesor të sezonit: “Është forcuar shumë, e shoh si kundërshtarin më të rrezikshëm. Ka marrë shumë lojtarë të fortë si Di Maria, Pogba dhe Bremer: do të jetë një luftanije”. “Ne i dimë cilësitë dhe forcën tonë, fituam titullin dy vjet më parë dhe kemi gjithçka për tu përsëritur”.

Për kthimin e Lukakut: “Kam gjetur saktësisht të njëjtin person të bukur dhe të njëjtin sulmues të madh. Nuk më bëri përshtypje zgjedhja e tij: kur je kaq rehat diku, në një farë mënyre dëshiron të kthehesh. Është një ndjenjë e natyrshme dhe njerëzore. Ne e kemi mirëpritur shumë, nuk ka as keqardhje e as pishmane: mjafton që tani të na bëjë të fitojmë si 2 vite më parë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *