• |
ide | kryesore

Meta nuk ndal reagimet, poston videon nga 2 marsi: Koha është tani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta pas deklaratave të forta politike nga selia e LSI, ku u rikthye pas 5 vitesh për të rimarrë edhe teserën e partisë që vetë krijoi, ka vazhduar ditën me postime në rrjetin social Facebook.

Mesazhi është tepër i qartë me ish-Presidentin, që 24 orë pas dorëzimit të detyrës bën thirrje për një referendum, që sipas Metës do të jetë i frymëzuar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimin e 2 marsit para Presidencës.

“NJË BESËLIDHJE KUQEZI PËR TRIUMFIN E SOVRANITETIT DHE REFERENDUMIT!  Misioni i 2 Marsit, nuk ka përfunduar. Sapo ka rifilluar. Me vizion, ide dhe energji të reja, së bashku për një mision: Fitoren e Sovranitetit dhe Referendumit. KOHA ËSHTË TANI!”, shkruan Meta në postimin e radhës në Facebook.

 



14 Comments

  1. Ku ishte populli i 2 marsit.
    Ne 25 prill.
    O like, hidhu perdridhu. Je kart e djegur. Duam njerez te rinj, boll me politikan qe na kan nxirr jeten per 30 vjet.

    1. O Baftiar shtanga, koha nuk erdhi sot, tani qe ti s’ke me karrike, ku te vendosesh menderen “kokelopen” se ti s’ke koke apo mend, o shoku i Gjinit te Portokallise, koha per miletin ka 9 vite qe ka ardhur, KAQ!

      1. Po ti tani je opozitar apo sje se here shan Ramen here opozitaret? Sot kushdo qe sjell uje ne mullirin kunder Rames, eshte i mirepritur, e sidomos nje bishe politike si Ilir Meta. Po ka vjedhur, por vjedhjet e te gjithe politikaneve te tjere te marra se bashku, jane si nje pike uje ne krahasim me oqeanin e vjedhjeve te Edi Rames, prandaj ska me dileme, te gjithe bashke kunder Rames

    2. Ja dhe Bled Mane me teorine e tij qe do njerez te rinje, qe te nxise intelektualet dhe shoqerine civile qe te krijjne parti te reja dhe mos ti bashkohen opozites, pra perca dhe sundo, Jo o Bled qelbesira qe ste rrihet afer se qelbesh ere, skemi kohe per eksperimente. Do rrezojme dhe Ramen dhe Veliajn qe ia merr ne goje

  2. Hallall Ilir!! Përpara dhe të bashkuar në opozitë për të shporrur satanikët e kuq me Ramën në krye! Nuk do keni më shans tjetër.

  3. O Baftiar shtanga, koha nuk erdhi sot, tani qe ti s’ke me karrike, ku te vendosesh menderen “kokelopen” se ti s’ke koke apo mend, o shoku i Gjinit te Portokallise, koha per miletin ka 9 vite qe ka ardhur, ku ishe ti deri me 24 Korrik 2022, KAQ!

  4. koke trashe kujton 2 marsin dhe mendon se njerzit erdhen per te ne shesh !!!! Hapja e negociatave do sjelli ndryshime te shejta

  5. Koha eshte tani Do i bashkohesh Non Grates o Like bythqiri se jeni te dy njesoj, hajdute dhe kriminele. DASH te njeh mire dhe do te veri vulen NON GRATA ne byhe e sdo kesh ku te levizesh pervec se ne Rec bashke me Salih Shpellarin

  6. Mir ore Mir u be proteste madheshtore dhe erdhen aty per perkrahur ty qe te shperndaje parlamentin e paligjshem e ti i tradhetove sepse nuk e shperndave parlamentin .Provoje bej nje proteste si LSI e te shikosh sa do te mblodhen .E patè rastin te ngelje ne histore per mbrojtjen e kushtetutes .Keshtu tradhetove dhe Berishen ne 2013 e u bashkove me te gjithe qelbesirat e pure Ramen ne pushtet ,vetem e vetem per tu bere president.Prandaj eshte e drejte thenia : ik pirdhu

  7. Iliri e perdor ose me mire po e keqperdor shume 2 Marsin
    Ai duhet ta dije me mire se çdonjeri se nuk ishte “armata” e Ilirit ajo e 2 marsit .
    Aty ishin shumice derrmuese demokratet shqiptare te thirrur nga PD ja ne ate manifestim!

  8. Do you want to review justcbd gummies? If yes let me know which ones. I will give you an affiliate link and send you a tasty package.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *