• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë 21 vjeçarin, arrestohet pas një dite 23-vjeçari në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka plagosur me thikë një 21-vjeçar. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi O. M., 23 vjeç, mbrëmjen e djeshme (27 Korrik) pasi plagosi shtetasin E.M.

Ky i fundit mësohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *