• |
ide | kryesore

Rrëmbimi në Elbasan/ Reagon policia: Nuk e dimë ç’ka ndodhur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit reagoi para pak çastesh për përplasjen mes dy grupeve të rinjsh në qendër të këtij qyteti.

“Rreth orës 22:20, jemi njoftuar se në afërsi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa dëshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e ngjarjes, ndërkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet” – thuhet në njoftimin e policisë.

Dëshmitarët thanë se 2 grupe u përplasën me grupe dhe sende të forta. Më pas një i ri është marrë me forcë në një makinë e cila është larguar me shpejtësi. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *