• |
ide | kryesore

Fëmija 7 vjeç u godit nga skafi në Himarë, Meta: Vrasje e paralajmëruar

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Meta tha se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar, teksa shtoi se siguria në plazhe mbetet në nivele katastrofike.

“U shkaktua një tragjedi e pangushëlllueshme për të gjithë familjarët, por edhe një tronditje e rëndë për mbarë opinionin publik. Ishte një vrasje e paralajmëruar.

Pak javë më parë në Jalë, një gomone hyri e shpejtësi në rërë dhe plagosi dy pushues. Raste të tilla kemi pasur në shumë zona të vendit.

Menaxhimi i sigurisë në plazhe mbetet katastrofik. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe? Si mundet të dilet e të thuhet që përgjegjësia është individuale? Të gjithë qytetarët janë të bindur se arroganca që demostrojnë drejtues dhe individë në forcat e policisë, që për fat të keq minojnë besimin e qytetarit te shumë policë profesionsit. Nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer këtë vepër të rëndë, rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i pezulluar dhe i rikthyer. Rikthehen pas ndërhyrjes të dorës së ngrohtë të partisë.

Kjo është rezultat i arrogancës së kryeministrit, i cili thotë kur ndodhin ngjarje të tilla “pse e politizoni”.

A është e hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë? E mbani mend çfarë ndodhi me të riun Rasha gjatë periuedhës së pandemisë, që u vra se vajti të blinte një paketë cigare”, tha Meta.



5 Comments

  1. Ky pushtet drogaxhinj dhe homoseksualesh rrobqira Sorrosian duhet te zhduket. Te shfarrosen dhe madakrohen gjithe bushtrat mavij te rideshtimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *