• |
ide | kryesore

Tensionet në veri, Stoltenberg bisedon me Kurtin: Palët të ruajnë qetësinë

-Instant, Lajme, Të fundit
nato-s



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se ka biseduar së fundmi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Stoltenberg thotë se kanë folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Shefi i NATO-s  ka theksuar rëndësinë e KFOR-it për të vazhduar misionin, ndërsa ja shtuar se palët duhet të ruajnë qetësinë.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *