• |
ide | kryesore

Ish anëtari i ‘One Direction’, së shpejti me një linjë veshjeje

-Instant, Paparazzi, Slider



Louis Tomlinson pritet të lançojë linjën e tij të veshjeve.

Ish-anëtari i One Direction ka bërë një aplikim për markën e quajtur 28 dhe pritet të nxjerrë në treg artikujt: bluza, tuta, kapele bejsbolli dhe çanta deri në fund të vitit.

Lajmi  vjen pasi një tjetër ish anëtar i grupit, Harry Styles, lançoi një koleksion manikyri dhe kujdesi për lëkurën të quajtur Pleasing nëntorin e kaluar.

Ndërkohë, Lous ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pasi deklaroi se albumi i parë i ‘One Direction” ishte i tmerrshëm.

Këngëtari i “Walls” nuk është i vetmi ish-anëtaqë ka kritikuar muzikën e tyre, pasi Zayn deklaroi se regjistrimet e tyre ishin “jo të arrira” në vitin 2016, një vit pasi ai u largua nga grupi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *