• |
ide | kryesore

Shqipëria ‘shkretohet’/ Greqia grumbullon të ardhura rekord nga turizmi, më fitimprurës se 2019

-Instant, Lajme, Planet



Teksa turizmi shqiptar përballet me një sezon të vështirë me shezlonë të boshatisur për shkak të çmimeve të larta, disa kilometra më në jug situata është krejt ndryshe. Greqia këtë vit ka regjistruar të ardhura rekord nga turizmi duke ia kaluar edhe atyre para pandemisë. Mësohet se të ardhurat në shtetin fqinj janë grumbulluar afro 20 miliardë euro si rezultat i sezonit të suksesshëm veror. Numri i turistëve që kanë ardhur për pushime në shtetin helen ua kalon edhe atyre të vitit 2019, në periudhën përpara shpërthimit të pandemisë.

Zyrtarë të qeverisë së Qirjakos Micotaqis thonë se të ardhurat nga turistët e huaj kanë sjellë rreth 18,2 miliardë euro përfitime, shifër kjo e cila pritet të rritet me 2 miliardë deri në fund të gushtit. Rreth 4,6% turistë më shumë se në vitin 2019 mbërritën në aeroportet e Greqisë këtë vit, ndërsa gjatë korrikut besohet se kanë mbërritur 10% më shumë. Gushti gjithashtu ka shënuar nivele të paprecedentë të mbërritjeve të turistëve, ndërsa numri i prenotimeve po ashtu vijon të jetë i lartë edhe për muajin shtator.



5 Comments

  1. Ne keq ka per tu bere ne nuk dime te menaxhojme dime vetem te abuzojme me turistat duje filluar nga me e thjeshta ketu te ne paguan hotelin paguan edhe shezllonin gje qe nuk ndodh ne Greqi . Çmimet e restoranteve jane ne stratosfere sikur jemi ne Dubai . Siguria ne plazhe le shume per te deshiruar Pa pasur keto gjera kryerore turizmi do vije vetem ne renie duhet te reagojne sa nuk eshte vone .

  2. Mirë t’u bëhet! Me çmime që janë 3-fish I Greqisë (vetëm hotelet dhe dhomat) dhe me kushte 10-fish me të këqija… Pa përfshirë çadrat. Pastaj ankohen… Turp dihet që nuk kanë… Le të rrinë e të shikojnë Greqinë. Këta duan të bëhen të pasur brenda një nate Përsëri mirë t’u bëhet. Shyqyr qe i bëra pushimet…. në Greqi se më shkoi me lirë. Ikni o njerëz e mos u jepni para zhulsave

    1. E mor klluf e, dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë. Pa u sekuestruar pasuritë-hotele që pastrojnë paratë e krimit ka për të qënë gjithmonë problem. Kriminelit nuk I rruhet për normën e fitimit sepse pasurinë e ka vënë në mënyrë tjetër, duke shtrembëruar ekonominë formale dhe cmimet e tregut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *