• |
ide | kryesore

Refuzoi vaksinën për shkak të besimit fetar, polici shqiptar në SHBA përjashtohet nga detyra

-Instant, Lajme, Të fundit



Një polic shqiptar me banim në Nju Jork ka hapur një gjyq pasi e pushuan nga puna për shkak të besimit fetar.

Marjel Kola po jetonte ëndrrën amerikane. Pasi ndoqi kolegjin në Itali, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 22-vjeçare. Ai iu bashkua Departamentit të Policisë së Nju Jorkut në moshën 33-vjeçare. Ai dhe gruaja e tij kanë shtëpinë e tyre në periferi. Por ëndrra mori fund kur atij iu mohua një përjashtim nga vaksinimi i detyrueshëm për COVID-19.

Kola i përket Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë dhe feja e tij e ndalon atë të punojë në “Sabatin Biblik”, që është e premte në perëndim të diellit deri të shtunën në perëndim të diellit. Që në fillim, NYPD pranoi ‘detyrimin’ e tij fetar dhe shqiptari ua shpërbleu. Kola punoi si polic tranziti në Manhattan për katër vjet e gjysmë duke filluar nga viti 2018 dhe ishte “Polici i muajit” në qershor 2021.

Pasi ka jetuar në Shqipëri, Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kola flet rrjedhshëm tre gjuhë. Ai ishte i certifikuar nga NYPD në gjuhën shqipe dhe italiane, të cilat departamenti i përdori në favor të tij. Gjatë trazirave në verën e vitit 2020, të gjithë oficerëve të NYPD-së iu kërkua të punonin shtatë ditë në javë. Por Kola i tha shefit të tij se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë gjë.

Kola i tha “The Epoch Times” se ai i tha togerit të tij: Unë e vendosa Perëndinë të parën, puna vjen e dyta. E kërkesa sërish iu plotësua.

Në mars 2020, Kola u infektua me COVID-19 dhe ishte pa punë për tre javë. Gjatë asaj periudhe, Kola – i cili është gjithashtu një vegjetarian – përdori ilaçe natyrale që përfshinin dush të nxehtë dhe të ftohtë dhe ngrënie të hudhrës. Kur vaksinimi kundër COVID-19 u bë i detyrueshëm, Kola nuk pranoi ta bënte.

“Unë besoj në Zot dhe kam besim te Zoti. Pse duhet të vendos diçka në trupin tim që nuk i besoj?,”- tha ai, shkruan Diaspora shqiptare.

Kështu ai u pushua më 17 qershor dhe ngriti një padi menjëherë më pas. Kola nuk e ka idenë nëse do të jetë fitimtar kur të ketë ditën në gjyq.

“Është në dorën e sistemit të drejtësisë; është në dorën e Zotit,”- tha ai.

 



18 Comments

  1. Përveç anës qesharake të këtij personazhi, që del në konferencë live në të gjitha televizionet për të denoncuar një skandal me kapele kashte në kokë, prania e tij rrëzon dhe bën ta pabesueshme çdo kauzë të opozitës.

    Kjo, pasi ai është një ndër njerëzit që akuzohet si i përfshirë në disa afera të rënda korrupsioni, duke përdorur pushtetin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në kohën që ky i fundit ishte kryeministër.Nje cako ne shba

    1. Gomar me shume shkolla.
      Ata qe i kane dhene mesim ketije ne itali e gjetke…. Do godasin murin me koke.
      Ne vend qe te mbushi zorren e uritur me buke perendimi dhe te shkolloje femijet….
      Ky hajvan merret me perrallat e demagogeve Hebrenj qe kane 3 mije vjet qe merren me keto pune te fese…. Dhe prape as ata Nuk jane Dakord me njeritjetrin se si duhet mashtruar turmat.
      Erdhi ky barkthati nga katundet e Zadrimes te beje moral feje ne USA. 🤯.
      Kafshe.

  2. te marte ty o loqe kandili.efektet negative te vaksines shihen pas disa kohesh.tek ty i paska dhen menjehere.

    1. Ky paska mesu si djali i qazim mulletit në internim
      Kur i thoshte brigadieri pse ke ardh pa buk me vete .
      Nuk më hahet i thoshte ai
      Jo do marrësh se s’ben.
      Vaksina ka vajt ke 4
      Spo pytet me as në ç’ temperatura skadon.
      Sa të ketë dele kudo në botë ujqerit do ti shqyejne.

  3. Beson tek Zoti dhe punon si xhandar ne vendin qe udhehiqet nga shejtani.
    Komplet koqe kandari.
    Edhe per pushimin te shtunen, shume e kane toleruar. Vallja kercehet sipas muzikes, jo si te pelqen ty. E muziken e ben ai qe paguan rrogen. Po ste pelqeu, shko polic ne Izrael.
    Ky nuk e ben per te mbrojtur te drejten njerezore per vetevendosje nelidhje me shendetin dhe kurimin por se ja kerkon ajo feja qe ka zgjedhur.
    Si gjithmone shqiptaret spikatin per traplliqe origjinale, ketej e andej oqeanit.

  4. Nuk e kuptoj !!! Janë treguar dhe shumë tolerantë.Cdo besim ka gjëra që shkojnë ndesh me ligjet laike dhe gjithë policët janë të nji besimi.Sipas këtij kaplloqes po të vepronin si ky s’do kishte polici dhe se Zoti do t’i zgjidhte problemet me frymën e tij.Magari të ishte kështu!!!

  5. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë investuar në një sulm të përqendruar kundër këtyre heronjve që në temperatura të larta po luftojnë çdo ditë me flakët.

    Por, e gjitha kjo i është kthyer në bumerang Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi qytetarë të shumtë në komentet e tyre në Facebook i akuzojnë ata si nxitës dhe urdhërues të vënies së zjarreve.

    1. Pidhat e rilindjes po luftojne me karin cdo dite, ske faj. Kari zjarr e ato fik. Heroina jane, spo lene kar ne kembe, i keputen te gjithe,

  6. O polic, ashtu sic ke te gjithe te drejten mos ta marresh vaksinen, edhe ata kane te drejten ti zbatojne ligjet ,pa bvere perjashtim per asnjerin. Ligjet jane ligje dhe duhet te zbatohen. Me mire gjej nje pune tjeter qe te pershtatet ,se sa me gjygj, kur dihet rezultati

    1. Ligjet? S’ka ndonje ligj ketu qe te detyron te besh vaksinen. Ai doktor Fauci per pak vdiq kur e kapi covid 19 dy here brenda javes, edhe pse thote qe eshte shpuar nja katr-a-pes here dhe trajtohej me paxlovid. Here tjeter mos e perdor fjalen ligj kot me kot, amigo.

  7. Nuk e kuptoj ku qendron gabimi i tij , feja nuk e lejon dhe kaq . Ashtu siç deshmitaret e jovait pranojne vdekjen dhe nuk marrin gjak apo si kushdo fe tjeter qe ka ndalesat e saja . Pse habiteni e pse kritikoni ?

  8. Perse shkon ne Gjykate kur ke tjeter Gjykates qe beson… ku i ke gjet gjithe Ato… a je vetem a me shoke…. zgjedhje personale apo nga trashegimia… vaksina nuk duhet per efekte njerezore pa shkuar me tutje… vaksina me regji te Fulcit…. tjeter gjyq te kishe hapur me pare pa lene besimin se nuk ka besim qe eshte kunder jetes dhe zvillimit njerzor… kthehu ne besimin qe jane Gjykatesit tani…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff ehh medet per besimin dhe besimtaret…🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *