• |
ide | kryesore

Fara, vaj kanabisi dhe pistoletë në makinë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Speed.”

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga aknë rënë Bejtulla Fusha, 25 vjeç dhe Elvis Baqoshi, 30 vjeç, të banues në Zall Herr.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Tapizë-Kamzë, automjetin me drejtues shtetasin Elvis Baqoshi dhe pasagjer shtetasin Bejtulla Fusha.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *