• |
ide | kryesore

Madonna rrëfehet si kurrë më parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja me famë botërore, Madonna është rrëfyer si asnjëherë më parë. Ajo ka zbuluar një incident që i ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj.
Madonna ka ndarë një histori që i ka ndodhur në ndarjen e parë të çmimeve të MTV në vitin 1984, ku ajo performoi hitin “Like A Virgin”.
Ajo tregoi për Jimmy Fallon se këpucët i kishin rënë.
“Po ecja nëpër shkallët shumë të pjerrëta dhe arrita në fund dhe fillova të kërceja, kurse këpucët e bardha më ranë”, tha ajo

“Po përpiqesha ta bëja këtë lëvizje të qetë, si zhytja, për një këpucë dhe ta bëja të dukej sikur ishte koreografi dhe rrobat e mia u kthyen lart, ndërsa të pasmet e mia dolën në pah. Mund ta imagjinosh?”, e pyeti Jimmy.
“Ishin ato ditët kur nuk guxonit të tregonit të pasmet nëse dëshironit të kishit një karrierë. Tani është e kundërta”, theksoi Madonna
“Mirëpo, kur u largova nga skena, menaxheri im më tha se karriera ime kishte mbaruar”, vijoi këngëtarja e njohur.
Mirëpo pas asaj performance, karriera e Madonnës u rrit goxha dhe mori një tjetër vrull

Tani ajo po vijon me regjinë e filmit të saj biografik, që ende nuk dihet se kur do të publikohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *