• |
ide | kryesore

31 raste me linë e majmunëve në Serbi

-Instant, Lajme, Të fundit
lia e majmunit



Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i parë në Serbi, deri më 17 gusht 2022, janë konfirmuar 31 raste me linë së majmunëve. Të gjithë personat e infektuar janë meshkuj, të moshës 21 deri në 44 vjeç, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në Serbi, më 18 gusht. Në Beograd janë regjistruar 27 nga 31 rastet me linë e majmunëve. Tre persona kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi.

Në përgjithësi lia e majmunëve shkakton simptoma të lehta, përfshirë: ethe, dhimbje dhe puçrra në lëkurë të mbushura me qelb. Sipas OBSH-së, njerëzit kryesisht shërohen në një periudhë prej dy deri në katër javë. Që nga 7 gushti 2022, sipas buletinit të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në 89 vende të botës janë konfirmuar 27.814 raste dhe 11 vdekje nga lia e majmunëve”. Rreziku i lisë së majmunëve globalisht është i moderuar, me përjashtim të Evropës, ku OBSH-ja e ka vlerësuar atë si të lartë. Më së shumti raste me linë e majmunëve u raportuan në Spanjë (5179), Gjermani (3142), Francë (2673) dhe Holandë (1029). Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 23 korrik. REL



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *