• |
ide | kryesore

Imigracioni i paligjshëm problem shqiptarësh në Britani, ministrja e brendshme vjen me paralajmërim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Bandat dhe krimi i kryer nga shtetasit e huaj është kthyer në një problem vërtetë shqetësues për Britaninë.


Qeveria britanike, i është drejtuar me një paralajmërim urgjent bandave, shumica prej tyre falë statistikave të bëra publike së fundmi, zbulohet se janë shqiptarë.


Qeveria tha se nuk do të pushojë derisa kriminelët e huaj të rrezikshëm dhe shkelësit e imigracionit të largohen, pasi kjo do t’i bënte rrugët e vendit më të sigurta.

Statistikat e Home Office raportuan sot se 1.741 emigrantë të paligjshëm janë larguar nga Britania e Madhe që nga fillimi i vitit, përfshirë 487 shqiptarë.

Mes të larguarve janë persona të dënuar për përdhunim, krime seksuale, sulm të pahijshëm ndaj një të mituri, vdekje nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit, trafikim, grabitje, vjedhje, dhunë etj.

Qeveria theksoi se një individ shqiptar i deportuar ishte dënuar me tre vjet burgim për tentativë për t’u përfshirë në komunikim seksual me një të mitur.

Përpjekjet ishin pjesë e “Planit të Ri për Emigracionin” të Qeverisë.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel theksoi se ky është vetëm fillimi.

“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenare që kemi hequr pothuajse 1000 shkelës të shtetasve të huaj shqiptarë dhe shkelës të imigracionit këtë vit deri më tani, përfshirë disa që kaluan kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Dua të jem i qartë edhe pse ky është vetëm fillimi.

Kam ngarkuar ekipet e Home Office të ripërtërijnë ndjekjen e kriminelëve të rrezikshëm që shkatërrojnë jetë dhe komunitete”, u shpreh ajo.


2 Comments

  1. arrestojini dhe coijini ne Ruanda shpellaret e Hasit dhe kuksit dhe bini rehat si ju anglezet dhe Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.