• |
ide | kryesore

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, nesër temperatura deri në 41 gradë celcius

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe përgjatë ditës së nesërme vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët me temperatura të larta, ku vlerat maksimale pritet të arrijnë në 41 gradë celcius.

Përgjatë dy ditëve të fundit Shqipëri është përfshirë nga i nxehti afrikan, i cili do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ndërkohë që duke nisur nga dita e shtunë e në vijim temperaturat do të ulen ndjeshëm sa i përket vlerave maksimale, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Vlen për tu theksuar fakti se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta për trupin e njeriut krahasuar me ato që regjistrohen në kafazin meteorologjik.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 19 deri 37°C

në zona e ulëta 19 deri 41°C

në zona bregdetare 22 deri 37°C



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *