• |
ide | kryesore

Sulmi i rusëve në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, reagon Mbrojtja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi tre shtetas me pasaportë ruse dhe ukrainase tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve. Për ngjarjen në Uzinën e Gramshit janë ndaluar tre persona: dy djem edhe një vajzë. Ata ndodhen në komisariatin e Elbasanit. Ndaj tyre ka nisur hetimi nën drejtimin e prokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi.

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”, shkruhet në njoftim.



10 Comments

  1. Prokurorise ushtarake ose spakut duhet ti kaloj çeshtja dhe jo nje prokurori te thjesht rrethi. Apo vk se pune spiunash. Shtet i lodhur. Prite kur te bejne gjemen, rusia serbia dhe irani se shume po e kruajme bythen, nderkohe qe i kemi ul breket.

    1. Shifni se ndoshta jane serbe, greke ose iraniane se agjentet flasim disa gjuhe ye huaja dhe bajne nga 3-4 pasaporta te ndryshme.

  2. Policia dhe ushtria jone me duket se armet i mbajne kur nuk jane ne sherbim per te bere re fortin rrugeve. Gjate sherbimit nuk ke pare e degjuar ta shkrepin njeher

  3. Sulm i ruseve ne Gramsh…..

    Vdesin albanezet per njicik vemendje.
    Gramshi nuk eshte Lockheed Martin e as Boeing mer provinciale muti.

  4. Problem i ekzagjeruar!!!E çfarë do zbulojnë në Shqipëri o njerëz!!!Po shikoni moshën.24 vjeçar!!!Rusja vërtetë është blogere dhe këta çunat i ka bashkëpunëtor.U shkoka ashiqare me spiunu!!E çfarë? Një uzinë gërmadhë që si duhet dreqit!!! Shikoni në Youtube sa filmime ka kjo blogerja e sa të tjerë rusë,serb,grek të tjerë kanë bërë filmime.E bëjnë për para.Te gjithë ish bazat në det e në tokë të gjitha uzinat e fabrikat janë filmuar nga sa e sa blogera.Jepini rëndësinë e duhur problemit.Problemi kryesor është pse lejohen të hyjnë rusët ke në ku në gjithë Europën u bëhet embargo!!!Jemi vënd i Nato-së dhe te bëhet embargo ndaj Rusisë.Ruset në Ukrainë vrasin deri në fëmijë dhe këtu lejohen të argëtohen!!!Kjo ndodh se kemi një qeveri antishqiptare drejtuar nga antishqiptari më i madh në të gjitha kohërat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *