• |
ide | kryesore

E rëndë në Vaun e Dejës/ Vritet 51-vjeçari pas një sherri në lokal

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar herët në mëngjesin e sotëm, në Vaun e Dejës. Policia bën me dije se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm 37-vjeçari Alfons Palushani ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Agron Metushi, 51 vjeç. Sipas uniformave blu, dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës. Pasi kanë debatuar në lokalin e fshatit, 37-vjeçari Palushani ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që 51-vjeçari ka hipur në automjetin e tij për tu larguar ai e ka qëlluar.

Policia ka nisur kontrollet për arrestimin e autorit të ngjarjes së rëndë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *