• |
ide | kryesore

Dyshohet se ndihmoi Ervis Martinaj, del në gjykatë ish agjenti i forcave operacionale

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish agjenti i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami ka dalë sot para gjykatës së Kurbinit për vlerësimin e masës së sigurisë. Ai u arrestua me vendim gjykate pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar personin e shumë kërkuar Ervis Martinaj. Ndaj tij prokurori Bardhyl Shehu kërkon masën e sigurise arrest ne burg. Lami u ndalua mbrëmjen e 23 gushtit 2022 në Tiranë. Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune.

Që prej këtij momenti të mbrëmjes së 7 gushtit 2022, nuk gjendet asnjë gjurmë e Martinaj në Shqipëri. Kontaktet me biznesmenin Martinaj i kanë humbur dhe familjarët, të cilët mëngjesin e 9 Gushtit 2022 i janë drejtuar komisariatit Kurbin, duke depozituar një denoncim për zhdukjen dhe humbjen e kontakteve me Vis Martinaj.

 



1 Comment

  1. vetëm se u sekuestruan disa dokumente. Imagjinoni të ishte marrë i pandehur Donald Trump, si presidenti ynë!

    Kuptohet, pati edhe aty njerëz e media që akuzuan se drejtësia është e kapur dhe se Donald Trump po përndiqet politikisht, për shkak se do të rikandidojë për president, siç pretendohet se po përndiqet politikisht edhe ish-presidenti ynë, meqë ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, siç përflitet lartë e poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *