• |
ide | kryesore

Oscars zbulon nëse Incidenti i Will Smith do adresohet vitin e ardhshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Oscars ka reaguar së fundmi ndaj shuplakës së Will Smith.

Gjatë një tryeze të rrumbullakët me gazetarët në fillim të kësaj jave, CEO i ri i Akademisë, Bill Kramer, u pyet nëse ka pasur biseda të hershme për të trajtuar, në ceremoninë e vitit të ardhshëm, momentin tronditës që Will Smith goditi Chris Rock marsin e kaluar.

“Ne duam të ecim përpara dhe të kemi një Oscar që feston kinemanë. Ky është fokusi ynë tani, ,” tha Kramer, i cili filloi pozicionin e tij në korrik pas largimit të ish-CEO Dawn Hudson.

Kramer u shpreh gjithashtu se Akademia është “e përkushtuar të ketë një mikpritës” për shfaqjen e 2023 dhe theksoi një angazhim të vazhdueshëm ndaj nismave të diversitetit. Mikpritësit e 2022 ishin Wanda Sykes, Amy Schumer dhe Regina Hall.

Gjatë transmetimit të 27 marsit, Smith, 53 vjeç, doli në skenë dhe goditi Chris Rock pas një shakaje të bërë nga komediani për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith. (Aktorja vuan nga  alopecia.)

Pas ngjarjes Will  dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe iu ndalua të marrë pjesë në aktivitetet e Akademisë për 10 vjet.

Aktori publikoi një video falje në llogaritë e tij të mediave sociale më 29 korrik, duke shpjeguar incidenti dhe duke i kërkuar falje drejtpërdrejt Rock dhe familjes së tij.

“Unë kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë do më kontaktojë,” tha Smith.Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu duke të të pritur që të flasim je.”

Rock nuk ka komentuar zyrtarisht për sulmin fizik në televizion, por i është referuar shuplakës në skenë në disa ndalesa të turneut të tij të fundit të komedisë./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *