• |
ide | kryesore

I vodhi automjetin një gruaje, arrestohet 34-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, i akuzuar për vjedhje. Shtetasi V.K u arrestua pasi akuzohet se i ka vjedhur makinën një gruaje. I riu ka qenë edhe më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

U bë zbardhja e një vjedhjeje të ndodhur më datë 27.08.2022, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

– V. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi dyshohet se me datë 27.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases V. K. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas denoncimit të shtetases V. K., kanë filluar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, kanë bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit, si dhe lokalizimin e gjetjen e automjetit të vjedhur prej tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *