• |
ide | kryesore

Ndërtimet/ Berisha: Po vërshojnë lumenj narko-eurosh në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë për shkatërrim të historisë dhe zonës së njohur të kryeqytetit. Në një takim me ekspertë ai tha se tashmë po e dikton zhvillimin paraja e fituar nga droga.

“Arkitektët e studios holandeze që merren me Tiranën apo Stefano Boeri janë të njohur. Por çfarë ndodh me ta? Nëse këta arkitektë në Roterdam apo qytete të tjera kanë ndërtuar kryevepra, këtu ata transformohen me Ramën dhe me këtë kryetar bashkie ata përshtaten dhe gjithçka në Tiranë dikton pesha e drogës.

Asnjëri nuk mund të jetë kundër një lagjeje moderne në Tiranë. Por kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh askund në botë. Janë vërsulur ku të ndërtojnë një kullë pa asnjë lloj lidhje dhe plani. Pa asnjë lloj respekti për kushtet urbanistike.

Çfarë po mbetet për Tiranën? Absolutisht Tirana që unë njoha 60 vite më parë, fëmijë, ishte shumë herë me eprore në trashëgimi dhe vlera se sa Tirana e sotme me kulla që përfaqësojnë lakminë e papërmbajtur dhe jo rregullin. Me kulla që ngulen ku të munden dhe si të munden, mjaftojnë të lahen tonelatat e eurove dhe drogës.

Para një jave kam parë treguesin e ndërtimit në Europë. Treguesin Shqipëria e ka 2 herë më të lartë se çdo vend tjetër të Europës, dhe 4 herë më të lartë se Suedia, e disa vende. Sepse këtu po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove dhe po e shkatërrojnë qytetin” – tha Berisha. ©LAPSI.al



8 Comments

    1. Talluni sa me shume me kete palacon, dhe me ata qe e ndiekin. Se e meritojn.
      Mos i merni seriozisht se jan te pa fuqishem e te pa demshem.
      Vetem talluni me ta.
      Talluni
      Talluni
      Se edhe atyre vet ka filluar tu pelqej.

  1. Pamjet e rralla të vitit 94’/ Sali Berisha ‘arkitekti’ i kioskëzimit të Tiranës, si mbinë çibanët në çdo hapësirë publike të qytetit,shikoni videon e vitit 94-95 per tironen cfare i ka bere spiuni agjent salih metaj

  2. O sali do na hash karin tani ne shtator????
    Tallu me debilat e qe ke kap prej hunde. Po ata jan nje pakic.
    Ca do besh per zgjedhjet vendore. Se do hash kar me dhemb. Do hash shpulla nga koka, prap me 1 bashki do ngelesh. 60 me 1.
    Po edhe ashtu do ta shpallesh fitore si debili qe vure dhe hoqe. Qe shpallte fitore sa her hante pellemba. Po nuk ka me shpulla.
    Per ty vetm kar kudo qe te kesh vrym.

    1. Perse kaq inat me nje plak o te mjere.. Apo se ato qe thote jane te verteta. Nuk ka njeri sot, perveç fekaleve si ju, qe flet mire per Ramen dhe shpuren e tij.. Per te tjerat flasim ne kohen e duhur.

  3. Inat me nje plak qe thote te verteta!!!!!!
    Dhe jemi ne mjeran!!!!!!
    Nuk po mbroj ramen, qe u dhjefsh bashke me te. As emrin nuk dua ti degjoj rames.
    Po joooooooo
    Jooooooooo
    Joooooooo te dal ky e te na tregoj se ky ka te drejt per gjthcka, se ky i ben gjerat si duhet.
    Ky… Se as emrin nuk dua ti shqiptoj.
    Ky qe ka ber mijra te zeza dhe vetem te te ligat e ka mendjen.
    Ky qe kishte mundesin te na bente njerez ne vitet 90. Por beri te kunderten na beri me kafsh se c ishim.
    Ky mbolli faren e keqe qe ne fillim. Dhe sot nuk ka perendi te na bej njerez.
    Dhe ky na flet sot si shpetimtari mbi qiej.
    Per kete kafsh mund te shkruaj gjith naten dhe prap nuk mund te mbaroj me gjemat e tij.
    Prandaj mos na e pershkruaj kete si nje plak si gjith pleqt e tjer. Plak eshte babai im, xhaxhi im, jan dajot e mi. Qe ben burgun si burrat ne kohen e diktatures. Po qe u turperuan ne kohen e ketij kafshes.
    Plak ky? qe edhe kur flet i behen syt te kuq si te bishes te etur per gjak.
    Plak ky? qe nuk le njeri pa ofenduar, ne kete bote qe nuk i vete pas fillit.
    Plak ky ?qe sa her flet ngre duart , duket sikur do te qelloj me kamzhik.
    Sa pleq te till njeh ti????????
    Un vetem nje………… Këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *