• |
ide | kryesore

Berisha zbardh skemën e investimit në Portin e Durrësit: Mafia Rama-Alabar, vëllezërit serbë Kariç dhe njerëzit e Lukashenkos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha, foli sërish sot në konferencën për shtyp për atë që ai e quan mega-afera e Portit të Durrësit.

“Unë jam sot sërish për problemin aktualisht shumë madhor për vendin, Portin e Durrësit. Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshijnë vëllezërit serbë Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre. Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd.

Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit,” tha Berisha.

“E vërteta është se në këtë aferë multimiliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi. PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor,” tha Berisha.



9 Comments

  1. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.

    Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave.

  2. sa inat i vjen qe nuk eshte ne pushtet se po te ishte do i kishte cuar xenin alabarit qe ti merrte ndonji perindje

    1. Koha ka treguar që çdo gjë që thotë Berisha është e vërtetë.Shajeni, ofendoheni atë por e vërteta është e vërtetë.Ne vënd që çdo kush të reflektojë për ato që Berisha thotë shani.

  3. O Berish, po si nuk the nje fjal per Vis Martinaj? Ti o Sale qe u futesh njerezve ne krevat e qe merresh edhe me ata qe bejn shurren posht Lanes, nuk the nje germ te vetme per Vis Martinaj? Sidomos tani qe eshte e qart se Martinaj ka korruptuar gjith kupolen e policis, ti nuk the asnje fjal. Eh more Berish sa te thella jan keto pun, dhe thiatro vazhdon….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *