• |
ide | kryesore

Shoferja u tremb nga makina që e parakaloi dhe doli jashtë rruge, plagosen 4 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është shënuar në autostradën Levan–Tepelenë. Mësohet se një automjet tip Toyota ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal. Burimet paraprake bëjnë me dije se 3 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Po të njëjtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër.

Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër. Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *