• |
ide | kryesore

Dhunimi i 11-vjeçares, Kurti: Drejtësia ka dështuar, i domosdoshëm vettingu

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së diele së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë mbajtur një konferencë për mediat. Ndër të tjera ai ndal edhe tek rasti i dhunimit të 11-vjeçares, ndërsa nuk kurseu kritikat për sistemin e drejtësisë.

Ai theksoi se drejtësia ka dështuar për shkak se dhunuesi ka lëvizur i lirë edhe për kundër faktit që kishte vepra të tjera të ngjashme penale.

“Gjatë kësaj jave na tronditi të gjithëve lajmi mbi krimin që për viktima kishte një 11 vjeçare. Në rastet si këto, i humb kuptimi zbatimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të ligjit ndjekjes së krimit dhe ushtrimit të pozitave të larta shtetëror që kanë për obligimin parandalimin dhe përndjekjen e atyre që kërcënojnë sigurinë, mirëqenien Dhe integritetin fizik të qytetarëve. Kur kuptojmë që kryesi i veprës ka qenë edhe më herët i dënuar për kryerjen e veprave penale dhe gjendet i lirë, kur dështon polica, prokuroria dhe gjykata dështon drejtësia kurse faturën e paguan qytetar”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti, theksoi se reformat në drejtësi përkatësisht Vettingu në këtë mes është i  domosdoshëm.

“I dënuar për shumë vepra penale endet i lirë rrugëve të Prishtinës, dhunuesi lirohet pas 8 muajve burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet dhe përsërit veprën dhe madje edhe vret. Nuk ka alternativë për vettingun në sistemin gjyqësorë dhe prokurorial, këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemi madje edhe vetë skeptikët më të mëdhenjë të vettingut”, deklaroi ai.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës gjithashtu deklaroi se pas kësaj konference ai dhe ministria Haxhiu do të shkojnë tek kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca për t’ia dorëzuar dokumentin përkatës për Vettingun.

 



3 Comments

  1. Inshallah i do Zoti kosovarët nuk provojnë vetingun tonë
    Gjyqtarët e korruptuar që u hoqën asnjeri në burg .Shumica u bënë “avokate”sekserë që shesin e blejnë çështje me shokët e tyre gjyqtare asnjë pronë e tyre e konfiskuar.
    Do fitoni vetëm zvarritjet e çështjeve.

  2. Kur qarkullon i lirë e ka fajin policija
    Kur e liron gjyqtari pa të drejtë e ka fajin drejtesia .
    Km të shofe policine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *