• |
ide | kryesore

Po transportonin 50 emigrantë ilegalisht, prangosen 3 persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës vuri në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre. Policia njofton se janë proceduar penalisht edhe 50 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Iperacioni i koduar “Tranzit 50”, u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – D. Ll., 24 vjeç, M. B., 30 vjeç, dhe M. Gj., 25 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 29 vjeç.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *