• |
ide | kryesore

52 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek, arrestohet 31-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekuestrohen mbi 52 kg marijuanënë kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kozani nga policia kufitare greke e Kapshticës.

Sipas policisë, është ndaluar një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 marijuanë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i makinës, një shtetas shqiptar 31-vjeçar. Është ndaluar dhe një makinë i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe është arrestuar drejtuesja e mjetit, gjithashtu shtetase shqiptare 51 -vjeçe. U sekuestruan në total dhe 4 celularë, 5 karta SIM dhe 1050 euro.

3 muajt e fundit, në Kostur, Kozani, Igumenicë, Artë e Korfuz, pra zona afër kufirit me Shqipërinë, policia greke ka sekuestruar rreth 705 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *